Lulzim Basha prezanton në Gjirokastër platformën për drejtimin e PD-së

Florenc Drizari

bBasha: Misioni im bashkimi i demokratëve, kam përvojën dhe potencialin për të mundur Ramën

Basha: “PD do të jetë në mbrojtje të çdo punonjësi të administratës që kërcënohet të largohet nga puna”

Kandidati për kryetar të PD-së, Lulzim Basha, prezantoi dje platformën e tij para anëtarëve të Partisë Demokratike të rrethit të Gjirokastrës.

Duke evidentuar punën e Partisë Demokratike në dy mandatet e saj qeverisëse, gjë që sipas Bashës çoi në transformim rrënjësor të Shqipërisë, ai nënvizoi se është detyrë e çdo demokrati, të bashkohet për tu ringritur dhe fituar.

Duke u ndalur tek deklaratat që vijnë nga socialistët për politizimet e administratës publike në tetë vitet e demokratëve, Lulzim Basha garantoi se do të mbështesë çdo qytetar që preket nga abuzivizmi i pushtetit. Sipas tij, çdo arbitraritet me nëpunësit civil do të jetë në qendër të opozitës në qeverisjen e re që pritet të formohet në muajin shtator.

“Çdo anëtar i shërbimit civil, të administratës publike që preket nga arroganca, abuzivizmi dhe arbitrariteti i mazhorancës së ardhshme duhet dhe do të përballet me pikëpamjen time, me një forcë politike e cila jo vetëm ngre zërin, denoncon, evidenton por është gati në çdo moment me mjete juridike, politike dhe të gjithanshme, t’i paraqesë faturën financiare ligjore dhe politike për çdo veprim arbitrare në raport me administratën publike. Dhe ky është një zotim i imi, por është po kështu një domosdoshmëri e veprimit tonë të menjëhershëm politik”

Gjatë prezantimit të platformës së tij për kreun e PD-së, Lulzim Basha nisur edhe nga eksperienca personale e përballjes së tij me socialistët në 2005, në 2009 dhe në 2011, tha se kur demokratët bashkohen, s’ka forcë që t’i thyejë dhe këtë mision kandidati për kryetar të PD i ka vënë dhe vetes.

“Në përvojën time si kandidat për deputet, si koordinator për qarkun e tretë më të madh të Shqipërisë për vitin 2009, si kandidati për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës që garoi dhe mundi ish-shefin e opozitës dhe do ta mundim sërish së bashku ka një dhe vetëm një sekret, mobilizimi total i potencialit tonë. Potenciali ynë i mobilizuar i tëri, nga anëtari më i vjetër historik deri tek anëtari më i ri i Partisë Demokratike, i motivuar është një forcë që e kanë zili kundërshtarë tanë politikë, është një forcë e pathyeshme njerëzore, është forca ku ne do të mbështetemi për fitoren tonë të ardhshme, por që ta bëjmë këtë duhet të kthejmë kokën se çfarë nuk kemi bërë mirë, të bëjmë atë që s’e kemi bërë mirë dhe të përfitojmë nga përvojat më të mira moderne të partive evropiane, për të ndërtuar instrumentin fitues të fushatës së ardhshme elektorale dhe kjo nis me përfshirjen dhe dëgjimin e çdo anëtari dhe militanti të Partisë Demokratike dhe këtë mund ta kishim bërë më mirë, mund ta kishim bërë shumë më mirë.

Menjëherë dhe paralel me procesin e marrjes së përgjegjësive tona, e analizës tonë, e gjithëpërfshirjes së çdo anëtari të Partisë Demokratike në luftën opozitare dhe përpjekjen tonë për ringritje dhe fitore, ne duhet të nisim një front të gjerë bashkëpunimi me çdo qytetar shqiptar që e ndien sot dhe shumë më shumë që do ta ndjejnë nesër, se në fakt ne jemi opozita në krah të mazhorancës së qytetarëve shqiptarë dhe kjo mazhorancë shumë shpejt do të faktojë se është në opozitë të plotë me interesin publik dhe kombëtar të shqiptarëve”, – deklaroi Lulzim Basha.

Olldashi: PD-ja i ka të gjitha mundësitë e ringritjes së shpejtë

Kandidati për kreun e PD-së, Sokol Olldashi, zhvilloi dje një takim me simpatizantë të PD-së në Qarkun e Kukësit. Takimi u zhvillua në sallën e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina” të qytetit të Kukësit nga ku theksua se janë mundësitë për rikthimin e shpejtë të PD-së në pushtet.

“Është krijuar një vakum i madh pas dorëheqjes së Sali Berishës, ndaj kërkohet një ringritje e shpejtë”, tha Olldashi. Sipas tij, “duhet të analizojmë çfarë na ndodhi në këto zgjedhje , ku humbëm në të gjitha qarqet veç qarkut tuaj”. Kandidati për kreun e PD-së theksoi se, “jemi pjesë e bilancit mjaft pozitiv të qeverisë Berisha, por edhe të humbjes së zgjedhjeve. “Nuk rezulton se vota kundër ishte për qeverisjen, apo Berishën, ndaj kjo humbje duhet analizuar plotësisht”,- tha Olldashi.

Ai u ndal në disa prej faktorëve që sollën humbjen e PD-së. Ndër faktorët kryesorë ai vlerësoi se fushata u përqendrua kundër PS-së duke harruar LSI-në.

Olldashi vlerësoi fushatën e PD-së në qarkun e Kukësit. “Ju u treguat më të vëmendshëm dhe fituat. Ndaj ju shpreh të gjitha falënderimet”, tha Olldashi. Sipas tij, që të ringrihemi duhet t’i korrigjojmë gabimet. Se edhe strukturat e partisë erdhën duke u dobësuar, pasi drejtuesit u angazhuan në detyra të ndryshme drejtuese shtetërore, gjë që solli edhe dobësimin e partisë në nivelin bazë.

Olldashi vlerësoi mjaft pozitiv faktin e vendosjes së sistemit “një anëtar, një votë”. “Kjo mundëson që secili të mbajë përgjegjësi dhe vendosjen e një karriere brenda radhëve të partisë”,- tha Olldashi.

Biznesi: Shlyerja e detyrimeve dhe koncesionet, sfidë për qeverinë e re

Qeveria e re e cila do të marrë detyrën në shtator do të përballet me një sërë kërkesash urgjente të biznesit.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë deklaron se veprimi i parë i qeverisë  së re për ti ardhur në ndihmë biznesit është shlyerja e detyrimeve. Ndërkohë që vlerëson zhvillimin e zgjedhjeve  të qeta si një impakt i rëndësishëm te investitorët e huaj.

“Ne shpresojmë që të zbatoi me përpikmëri pranimin e tyre siç e bëri para fushatës. Ti implementoi me sukses edhe në programin e tij qeveritar. Gjërat me imediate janë shlyerja e detyrimeve ndaj biznesit, por edhe një hartim i një strategjia të qartë”, – tha Jaka.

Ndërkohë që administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku kërkon që të bëhet kujdes me koncesionet dhe se si do të veprohet me to. Sipas Buxhukut ky vit do të vijoj të jetë i vështirë për ekonominë tonë.

Në lidhje me sistemin e taksave kreu i Dhomës së Tregtisë kërkon që çdo veprim të bëhet duke u konsultuar me biznesin.

Kreu i Konfindustrisë nga ana tjetër shprehet se duhet të vijoj politika e taksave të ulëta dhe nëse vendoset taksa progresive të mos ndryshoj tavani prej 10% që është aktualisht.

Biznesi  në Shqipëri vitet e fundit është hasur me një sërë problemesh të ndikuara këto më së shumti edhe prej krizës në Evropë. Ndërkohë që viti që vjen sipas analistëve pritet të jetë më pozitiv për ekonominë në tërësi.

Share it :