Publikohen notat e matematikës, maturantët midis notës 5 dhe 6

maturantetHapi i fundit ngelet zgjedhja e degëve, nëpërmjet formularit A2

Formula për llogaritjen e pikëve

 

Duhet të shfletosh disa faqe që të shikosh notën e parë 8, në provimin e dytë të maturës shtetërore, atë të matematikës. Nuk ka të bëjë me rastësinë por me nivelin e dobët që kanë treguar maturantët . Shumica e kandidatëve gjenden midis tri notave, 5,6 dhe 7, disi më ndryshe kategoria që kanë marrë tetë dhe shumë pak 9 dhe 10. Zhurmuesit  dhe rregulli i mbajtur nga administratorët e provimeve duket se janë aryeset kryesore për këtë panoramë, pasi askush nuk mundi të kopjojë apo kuminkojë. Çdo maturantë mund ti gjeje rezultatet në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, mash.gov.al. Nota mësohet nëpërmjet barkodit i cili u është dhënë maturantëve që kur kanë filluar procesin e plotësimit të formularit A1.

Plotësimi i formularit A2

Menjëhërë pas marrjes së notave të provimeve me zgjedhje, maturantët do të kenë “detyrën” e fundit drejt rrugës për në Unversitet që është hapi më i rëndësishëm për të ardhmen. Pas datës 15 korrik të gjithë kandidatët do të fillojnë plotësimin e formularit A2. Në këtë formular secili do të rendisë 10 preferencat e tijë për në shkollën e lartë, preferenca të cilat duhet të bazohen në pikët që ka çdo kandidatë. Para plotësimit të A2-shit, maturantëve u këshillohet të bëjnë llogaritjen e pikëve nëpërmjet formulës së mëposhtme. “Shpërndarja e fituesve në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë, bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në rezultatet e shkollës së mesme, të Maturës Shtetërore (merita), si dhe të përzgjedhjes së programeve të studimit (preferenca), të bërë nga vetë kandidati/ja. Raundi i parë (aplikimi me formularin A2) zhvillohet në dy faza: regjistrimi on-line dhe dorëzimi i dokumentacionit shtesë pranë institucioneve të arsimit të lartë publik ku janë shpallur fitues”- thuhet në vendimin e qeverisë i cili përcakton rregullat për plotësimin e  formularit A2.

Formula e pikëve

Kalkulimet lidhur me pikët që mund të arrijë çdo maturantë kanë filluar që tani. Në bazë të dy notave të para dhe duke u afruar te notat e provimeve me zgjedhje, kandidatët mund të llogarisin pikët që do të konkurojnë për në shkollën e  lartë. Fomula është: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (në varësi të rezultatit që del). Sipas kësaj formule, M = mesatarja e katër viteve të gjimnazit, D1 = provim i detyruar i Letërsisë, D2 = provim i detyruar i Matematikës, T1 = provimi me zgjedhje 1, T2 = provimi me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkollës së kryer dhe k2 = koeficienti sipas provimeve me zgjedhje.

Notat e provimeve me zgjedhje

Notat e provimeve me zgjedhje do të publikohen në fund të javës së ardhshme. Sipas Agjensisë Kombëtare të Provimeve janë gati të gjitha grupet e korigjimit dhe testet do të vlerësohen në bazë të formulës së përhershme. “Siç dihet çdo test do të korigjohet nga dy vlerësues të ndryshëm dhe nëse ka kontestime do të jetë një i tretë që do të vendosë rezultatin përfundimtar. Nëse çdo gjë ecën mirë notat do të publikohen në fund të javës së tjetër”-përmendin burime të gazetës.
 

Viti i ri shkollor, nuk do të ketë tekste të huaja

Këtë vit shkollor do të ketë shumë pak tekste të përkthyera nga autorët e huaj. Ekspertët e ministrisë së Arsimit thonë se programi i sistemit tonë parauniversitar nuk përputhet me  tekstet e autorëve të huaj. Vetëm librat e gjuhëve të huaja mund të përshtaten ndërsa tekstet e tjera është shumë e vështirë të  gjejnë përputhje me kurrikulat  e shkollave shqiptare.”Në tekstet e përkthyera ka pasur një vështirësi jashtëzakonisht të madhe sepse ne kemi një program, dhe detyrimisht teksti duhet ti përshtatet këtij programi, gjë që shumë raste nuk kombinon. Dhe praktika tregoi që dhe ato tekstet të huaja që kemi, kishte shumë vështirësi në aplikimin e tyre. Kështu që nuk kemi ndonjë risi të re në këtë drejtim të futjes së teksteve në autorë të huaj. Përderisa programi jonë  nuk përshtatet, atëherë ne duhet të shohim ose futjen e këtyre teksteve pa respektuar programin, gjë që nuk e kemi bërë, mënyrë tjetër nuk ka për të futur këto tekste” – tha Jovan Kristiqi, specialist i Arsimit. Aktualisht,  shtëpitë botuese janë  në procesin e shtypjes së teksteve shkollore për vitin 2013-2014.  Ato do të fillojnë të shpërndahen gjatë muajit gusht dhe në fillim të javës së parë të shtatorit, ndërkohë që çmimi i teksteve është rritur  vetëm në bazë të normës së inflacionit në vend, një rritje që shkon përafërsisht deri në 10 lekë  për tekst.

 

Lidhjet e  paligjshme, CEZ fillon ndërprejet e energjisë në jug

 

Të gjitha lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike do të nëdërpriten. Ky është zotimi që ka ndërmarrë kompania CEZ Shpërndarje në jug të vendit në një aksion dyditor për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, kontrollin e matësave dhe eficencën e rrjetit. CEZ ka ngazhuar një ekip të gjerë verifikimi të matësave të energjisë elektrike në të tri rrethet e qarkut Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet. ,Ekipi i specialistëve do të verifikojë dhe ndërpresë të gjitha lidhjet e ,paligjshme, do të konfirmojë edhe një herë lidhjet problematike dhe do ,të cojë për ndjekje penale shkelësit e kontratave dhe personat që kanë kryer lidhje të paligjshme në rrjet. Qarku i Gjirokastrës sipas CEZ-it e ka rritur me të paktën 20% nivelin e faturimeve krahasuar me 3 muaj më parë ndërsa ekipi i verifikimit pritet të shqyrtojë edhe qindra ankesa të qytetarëve lidhur me mbifaturimin apo abuzime të tjera me matësat.

 

Kosovarët “dynden” për pushime në Shqipëri

Mbarimi i zgjedhje dhe përmisimi i kushteve të motit ka sjellë flukest e para të pushuesve kosovarë drejt Shqipëris. Mediat në Kosovë raportojnë së në fund qershor bregdeti shqiptar mbetet më i preferuari për pushuesit nga Kosova, edhe në verën 2013. Nga të dhënat mësohet se bregdeti turk pret më pak turistë nga Kosova, se sa numri i atyre që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet verore. “Një bregdet i pastër, një natyrë e rrallë, çmime të volitshme si dhe afërsia që është krijuar me Shqipërinë pas ndërtimit të rrugës së kombit, ka bërë që për shumë kosovar, Shqipëria të mbetet bregdeti i tyre i preferuar. Kështu që edhe kësaj vere bregdeti shqiptar është zgjedhja e parë për shumcën e shqiptarëve të Kosovës’,- përmendin pushuesit në mediat kosovare. Agjencitë Turistike në Kosovë kanë pohuar se Dhërmiu dhe Saranda mbeten të preferuarit për pushuesit nga Kosova. Për

 

Share it :