Elton Qyno
Dënohet me 4.8 vite burg Besnik Vukaj. Zbardhet dëshmia e të dëmtuarës me inicialet L.D
Gjykata e Tiranës dënon me 4.8 vite burg Besnik Vukaj, pasi ky I fundit ka shfrytëzuar për disa vite me rradhë në Itali dhe në Shqipëri një vajzë minorene. E mitura me inicialet L,D, është gënjyer me një prezantim për martesë dhe jetë më të mirë në Itali, por sapo ka shkelur tokën e premtuar, ajo e ka parë veten në rrugët e qytetit të Gjenovës. Fillimisht nuk ka pranuar por pas presionit psikologjik, rrahjes dhe mos dhënies së ushqimit dhe ujit, e mitura ka pranuar të dalë në rrugë, duke bërë që të gjitha të arrdhurat tia dorëzojë tutorit të saj, njëherësh burrit Besnik Vukaj, i cili i kishte premtuar parajsën. Edhe pse është kapur disa herë nga policia Italiane dhe ka përfunduar në spital mme disa plagë thike të shkaktuara nga klientët e saj,L.D nuk ka mundur të largohet nga kthetrate tutorit të saj. Më pas L.D, ka aritur që së bashku me tutorin të kthet në Shqipëri duke u vendosur në qytetin e Durrësit. Pikërisht në këtë kohë i pandehuri Vukaj i ka kërkuar sërisht gruas së tij de fakto se duhet të prostitonte në hotele të ndryshme në Tiranë por edhe në Durrës dhe Shijak. Kjo histori ka vijuar deri në momentin e arrestimit të tij nga ana e policisë së Shijakut, ku së bashku me të ka qënë L.D dhe një prostitutë nga Moldavia, e cila kishte sapo ishte shitur tek një person tjetër. Lidhur me këtë veprimtari, gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vjet burg Besnik Vukaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai është dënuar përfundimisht me 4.8 vite burg.
Propozimi për martesë
Me të pandehurin Besnik Vukaj jam njohur në vitin 2000 në qytetin e Tiranës.Pas njohjes me të, me eshte është propozuar për martesë nga i pandehuri propozim te cilin e kam pranuar menjëherë.Bashkë kemi shkuar në qytetin e Shkodrës, ku kemi ndenjur për pak kohë tek të afërmit e të pandehurit dhe atje une jam prezantuar si nusja e tij.Qëndrimi tek të afërmit e të pandehurit nuk ka zgjatur shumë, sepse prej tij ishte planifikuar që së bashku të shkonin në Itali.Ky plan është vënë menjëherë në zbatim dhe brënda pak ditësh ne kemi shkuar në qytetin e Vlorës, nga ku me një mjet lundrues kemi udhëtuar gjatë natës për në brigjet italiane në mënyre ilegale.Kemi zbarkuar në brigjet e qytetit të Barit ku jemi pritur nga njëri prej vëllezërve të pandehurit.Që në momentet e para të këtij takimi, nga një bisedë e zhvilluar mes vëllezërve, une kam marrë vesh se do të punoja në rrugë si prostitutë. Të gjithë kemi udhëtuar për ne qytetin e Gjenovës ku banonte i vëllai i të pandehurit.Jemi sistemuar në banesën e tij dhe ditën e tretë të mbërritjes në këtë qytet mua me është kërkuar nga i pandehuri që të prostituojë në rrugët e qytetit karshi shpërblimeve të klientëve që do i ofroheshin.Fillimisht kam refuzuar, por jam vënë përpara alternativës së mungesës së ushqimit.Përfundimisht gjatë netëve në vazhdim kam dalë në rrugët e qytetit të Gjenovës, ku kam filluar të ushtrojë profesionin e prostitutës.Për disa muaj kam siguruar të ardhura të majme, të cilat shkonin në xhepat e të pandehurit.
Plagosja me thikë
Prej këtij të fundit është kërcënuar e detyruar dhunshëm për të vazhduar aktivitetin e saj si prostitutë. E nënshtruar ajo ka vazhduar normalisht aktivitetin e saj në qytetin e Romës.Në një rast gjatë ushtrimit të aktivitetit ajo është trajtuar mizorisht nga një klient italian sepse është goditur disa herë me thikë pjesë të ndryshme të trupit.Pas trajtimit spitalor i është kthyer përsëri punës si prostitutë me të njëjtin tutor të pandehurin Besnik Vukaj.Në Romë ajo ka punuar rreth tre muaj dhe në datën 30.06.2001 është kapur nga policía italiane e është riatdhesuar në Shqipëri.Pas disa ditësh është kthyer në Shqipëri edhe i pandehuri Besnik Vukaj e sëbashkë kanë shkuar për të jetuar në shtëpinë e tij në qytetin e Durrësit.Këtu i pandehuri i ka kërkuar shtetases në fjalë që të vazhdonte aktivitetin e saj nëpër hotelet e Tiranës.E ndodhur nën presion psikologjik të vazhdueshëm ajo ka pranuar dhe ka rifilluar të prostituojë nëpër hotele të ndryshme me klientë që i siguroheshin nga i pandehuri dhe lidhjet e tij kriminale.Shoqërimin e saj nëpër hotele si EKLIPS, KING e LUBJANA e bënte i pandehuri, i cili sigurohej që edhe të ardhurat që përfitoheshin nga ky aktivitet.
Ngjarnë në mesnatë
Lezhë, vritet me thikë një person
Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në orët e vona të natës së djeshme në Shën Koll të Lezhës, ku dy persona kanë patur një përplasje me thika dhe se njëri prej tyre ka mbetur i vdekur. Në vendgjarje kanë shkuar forca të shumta policie si dhe një prokurori i rrethit të Lëzhës të cilët janë marrë me administrimin e provave materiale . Ndërkohë që për sa i përket autorit të krimit ai është larguar në drejtim të paditur duke mos arritur të kapet gjatë orëve të natës së djeshme. Lidhur me këtë ngjarje dyshimet flasin për një grindje mes viktimës dhe autorit të krimit, emra e të cilëve nuk janë mësuar deri në orët e vona të djeshme, dhe për pasojë mes tyre ka lindur konflikti. Në përplasje fizike njëri ka nxjerë thikën që kishte me vehet dhe ka qëlluar në drejtim të tjetrit duke I shkatuar vdekjen e menjëhershme pas kësj autori është larguar në drejtim të paditur
Ngjarja në Berat
Vdes në aksident një 13-vjeçare
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 13-vjeçareje ka ndodhur mesditën. Sipas burimeve të policisë, e mitura me iniciale Zh.B është përplasur nga një motorr. Ngjarja ka ndodhur në aksin e rrugës Berat-Fier, konkretisht në fshatin Drenovicë. Ende nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti, por policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimin. Autori është edne i paidentifikuar pasi është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, teksa po punohet për kapjen e tij. E mitura ka ndërrruar jetë menjëherë si pasojë e përplasjes së fortë nga mjeti.
Vrau Mirin e Xhikes, Lavdërim Tufa kërkon ulje dënimi
Lavdërim Tufa, njeriu që është dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Tiranës për vrasjen e Fatmir Ramës ose Mirit të Xhikes, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës, duke kërkuar uljen e dënimit të tij. Këtë kërkese ai e argumenton me faktin sjelljes së mirë në ambjentet e burgut ku është duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata. Pritet që në ditët në vijim Tufa të dalë para gjyqtarit Arben Micko, për të mësuar nëse kërkesa e tij do të miratohet ose jo. Në arsyetimin e vendimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Albert Meçe argumentoi se pas mbledhjes së fakteve gjykata arriti në konkluzionin se Tufa nuk ka qënë ekzekutor në ngjarjen e marsit të vitit 2003, por roli i tij ka qënë ai i bashkëpunëtorit. Në bazë të këtij argumenti, gjykata i hoqi dënimin të pandehurit për armëmbajtje pa leje, pasi në armët automatike në vendin e ngjarjes nuk u gjetën gjurmët e gishtave të tij, ndërsa e dënoi atë vetëm për akuzën e vrasjes. Në lidhje me analizat e ADN-se dhe interpretimet e tyre gjykata vendosi të pranojë konkluzionet e ekspertit italian Renato Biondo duke marrë me rezerva konkluzionet e ekspertëve shqiptar sipas të cilëve ADN-ja e Tufës nuk përputhet e me atë të përzierjes së gjakut, të gjetur në një kapuç në vendin e ngjarjes. Çështja u rikthye për rigjykim nga gjykata e lartë e cila konstatoi shkelje ligjore në gjykimin e të riut nga Lundra. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, për vrasje të trefishtë. Vetë i pandehuri nuk e ka pranuar autorësinë e vrasjes madje me shpenzimet e tij dhe ribëri analizat e ADN-së, të disa gjurmëve që u gjetën në kapuçin e flakur qindra metra larg vendit të ngjarjes. Krimi ndodhi mbrëmjen e 29 marsit 2003, kur viktimat po festonin fitoren e kombëtares shqiptare të futbollit ndaj Rusisë.





