Krahasimi me 2009, cilët janë emrat e rinj të kuvendit që do të përfaqësojnë qarqet e jugut
Jugu i Shqipërisë votoi në shumicë majtas në 23 qershor, ku në ndryshim nga zgjedhjet e 2009-ës, në këtë zgjedhje mbështetja e votuesve krahas Partisë Socialiste ka qenë masive edhe për forcën e dytë kryesore në koalicionin e majtë, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në 5 qarqet e Jugut, të përbëra nga Fieri, Berati, Gjirokastra, Vlora dhe Korça, forca politike e drejtuar nga Ilir Meta ka arritur të marrë 7 mandate deputeti, nga 2 mandate që arriti të marrë në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa Partia Socialiste si parti e parë e aleancës së majtë ka arritur të marrë 29 mandate, në të njëjtin stad me vitin 2009, duke shënuar rritje vetëm në numrin e votave që nuk u përkhye në një numër më të lartë mandatesh. Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe koalicioni i drejtuar prej saj, Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim, ka pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku në 23 qershor ka siguruar vetëm 17 mandate nga 21 mandate që arriti të marrë në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Qarku Fier
Në Fier, aleanca e majtë ka arritur të marrë 11 mandate, ku 9 mandate i përkasin partisë Socialiste dhe dy Lëvizjes Socialiste për Integrim. Aleanca e majtë arriti të marrë 62.5 % në kët qark të përkthyera në 126786 vota. Nga emrat e rinj të dalë nga ky qark për të majtën vihen re ato të Arben Cukos, Majlinda Bufit, Ervin Koçit dhe Ilirian Celibashit që përfaqësojnë PS-në e ndërsa për Lëvizja Socialiste për Integrim janë Petrit Vasili e Robert Bitri. Ndërsa koalicioni i djathtë në qarkun e Fierit arriti të marrë vetëm 5 mandate, nga ku 1 mandat i përket Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. 32.5% ishte mbështetje që i dhanë qytetarët e Fierit aleancës së djathtë me gjithsej 65956 vota . Për demokratët, emrat e rinj që do të përfaqësojnë në kuvend qarkun e Fierit do të jenë ato të Kozma Dashit e ndërsa PDIU përfaqësohet me Omer Mamo.
PD PS LSI PDIU
Sokol Olldashi Gramoz Ruçi Petrit Vasili Omer Mamo
Mesila Doda Erjon Braçe Robert Bitri
Kozma Dashi Eglantina Gjermeni
Shpëtim Idrizi Ilirjan Celibashi
Armando Subashi
Arben Çuko
Pirro Lutaj
Majlinda Bufi
Ervin Koçi
Aleanca e majtë 62.5 % – 126786 vota , aleanca e djathtë 32.5 % – 65956 vota
Qarku Vlorë
Në qarkun e Vlorës, aleanca e majtë arriti të marrë 64.3 %, ku përkatësisht partia Siocialist mori 6 mandate e ndërsa aleatët e saj, LSI dhe PBDNJ morën nga 1 mandat secili. 77689 vota dhanë qytetarët e qarkut të Vlorës për koalicionin e majtë. Në kët qark vihet re se një ndër emrat e rinj që do të ulet në kuvendin e Shqipërisë, edhe në rolin e kryeministrit, është ai i kreut socialist Edi Rama. Po ashtu pjesë e listës së të rinjve të PS-së në këtë qark janë edhe Koço Kokëdhima e Andrea Marto e ndërsa për Lëvizjen Socialiste për Integrim Shkëlqim Selami. Ndërkohë aleanca e djathtë arriti të marrë në qarkun e Vlorës vetëm 31.3 % të votave, të përkthyera në 37790 vota. Emrat rinj që do të përfaqësojnë demokratët vlonjate në kuvendin e ri në shtator do të janë ato të Liljana Elmazit dhe ish-kreut të KQZ-së Arben Ristani.
PD PS LSI PDIU PBDNJ
Astrit Patozi Edi Rama Shkëlqim Selami Dashamir Tahiri Vangjel Dule
Arben Ristani Valentina Leskaj
Liljana Elmazi Koço Kokëdhima
Luiza Xhuvani
Fatmir Toçi
Andrea Marto
64.3 % Aleanca e majtë – 77689 vota aleanca e djathtë 31.3% – 37790 vota
Qarku Berat
Në qarkun e Beratit të majtët arritën të merrnin 6 mandate,. Ku 4 prej tyre i përkasin Partisë Socialiste e dy Lëvizjes Socialiste për Integrim. Aleanca e majtë arriti të marrë në këtë qark një fitore të thellë me 73.9%, gjithsej 67627 vota. Ndër emrat e rinj të së majtës që do të përfaqësojnë këtë qark në kuvend janë Eduard Bejko për PS-në dhe dhe Gledion Rehovica për LSI-në. Ndërsa për Partinë Demokratike emri i ri është ai i Astrit Veliajt.
PD PS LSI
Genc Pollo Fidel Ylli Nasip Naco
Astrit Veliaj Ermonela Felaj Gledion Rehovica
Eduard Shalsi
Eduart Bejko
Aleanca e majtë 73.9%- 67627 vota aleanca e djathtë 25.2% -23024 vota
Qarku Korçë
Në ndryshim nga zgjedhjet e 2009-ës, ku palët e u ndanë në një barazim me nga 6 mandate secili, në zgjedhjet e 23 qershorit, koalicioni i majtë arriti të marrë 7 mandate deputeti krahasuar me vetëm 5 mandate që mori koalicioni i djathtë. Në këto zgjedhje aleanca e majtë mori 60.3 % të votave, nga ku 6 deputetë i përkasin PS-së e ndërsa 1 mandat deputeti arriti ta marrë LSI-ja. Deputetët e rinj të majtë për këtë qark janë Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti për Partinë Socialiste dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim Piro Kapurani. Ndërsa aleanca e djathtë arriti të marrë në qarkun e Korçës vetëm 38.5 % të votave, të përkthyera në 5 mandate deputeti. Për demokratët, emri i ri i vetëm është ai i Eleina Qiricit.
PD PS LSI
Ridvan Bode Bashkim Fino LSI- Piro Kapurani
Eleina Qirici Arta Dade
Edmond Spaho Olta Xhaçka
Fatmir Mehdiu Ilirian Pendavinji
Gjergji Papa Ilir Xhakolli
Ylli Ziçishti
Aleanca e majtë 60.3 %- 88183 , aleanca e djathtë 38.5 %- 56373
Qarku Gjirokastër
Në qarkun Gjirokastrës, koalicioni i majtë siguroi një fitore të thellë, nga ku siguroi 4 mandate deputeti nga 5 të mundshëm. Aleanca e majtë arriti të marrë 68.5 % të votave, ku 3 mandate i përkasin Partisë Socialiste dhe 1 mandat i takon LSI-së. Erion Veliaj është deputet i ri që përfaqëson socialistët e Gjirokastrës, ndërsa rikthehet në parlament pas 8 vjetësh Anastas Angjeli. Ndërsa koalicioni i djathtë arriti të marrë vetëm 30.5% të votave duke u përfaqësuar vetëm me një deputet, ministrin aktual të Bujqësisë Genc Ruli.
PD PS LSI
Genc Ruli Arben Ahmetaj LSI Vangjel Tavo
Erion Veliaj
Anastas Angjeli
Aleanca e majtë 68.5 %- 33995 , aleanca e djathtë 30.5 %- 14264
Durrës
Qarku i Durrësit ashtu si shumica e të gjithë qarqeve të vendit ndryshoi rezultatin e tij nga zgjedhjet e 2009-ës, në favor të koalicionit të majtë. Ky i fundit ka arritur të marrë 51.4 % , të përkthyer me 79033 vota krahasuar me 45.1 % që mori koalicioni i djathtë, gjithsej 69361 vota. Të majtët arritën të merrnin 7 mandate deputeti në këto zgjedhje, nga ku PS siguroi 6 mandate e ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim arriti të marrë një mandat deputeti të përfaqësuar nga kreu i grupit parlamentar të kësaj force Lefter Koka. Në listën e Durrësit emrat e rinj janë ato të Gentian Bejkos e Artur Bushit për të majtën, ndërsa nga demokratët ka siguruar mandatin e deputetit Oerd Bylykbashi, shef i kabinetit të kryeministrit Sali Berisha dhe është rikthyer Agron Duka por këtë herë deputet në siglën e republikanëve.
PS 6 MANDATE
1.BLENDI KLOSI
2.KLODIANA SPAHIU
3.ILIR BEQAJ
4.NAMIK DOKLE
5.GENTIAN BEJKO
6.ARTUR BUSHILSI 1 MANDAT
1.LEFTER KOKA
PD 5 MANDATE
1.EDUART HALIMI
2.IGLI CARA
3.ALBANA VOKSHI
4.GENT STRAZIMIRI
5.OERD BYLYKBASHIPR 1 MANDAT
1. AGRON DUKA





