Shqipëria vendos

 

VOTIME TE AKADEMIASot qytetarët shqiptarë do ti drejtohen kutive të votimit për të dhënë votën e tyre vendimtare,votë e cila do të vendosë se cila nga palët politike, do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Qendrat e votimit do të hapen për votuesit në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00. Në këto zgjedhje, statistikat zyrtare të Ministrisë së Brendshme regjistrojnë 3 milionë e 271 mijë e 956 zgjedhës. Subjektet politike janë të ndarë në dy koalicione të mëdha, “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” i udhëhequr nga PD me 24 parti politike dhe “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”  e udhëhequr nga Partia Socialiste tubon me 40 parti politike. Kësaj gare i bashkëngjiten edhe dy partitë FRD dhe Aleanca Kuq e Zi, gjithashtu si të pavarur do të konkurojnë edhe Arben Malaj, Dritan Prifti dhe emra tjerë në disa qarqe. Në zgjedhje do të marrin pjesë të gjithë shtetasit shqiptarë, mbi 18 vjeç, përfshirë këtu edhe ata që mbushin këtë moshë më 23 qershor, të cilët kanë të drejtë të votojnë. Për të votuar duhet të jenë të pajisur me një dokument identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë.

Share it :