Top Channel nuk ndalet nga “operacioni fshesa”, ikën edhe Mira Kazhani

Ndryshimet në Top Channel nuk kanë përjashtuar as gazetaren Mira Kazhani.

Gjatë sezonit që lamë pas ajo ka qenë pjesë së bashku me Eno Popin në drejtimin e “Wake Up”, por ky sezon nuk do të vijë më emisionin e mëngjesit për moderatoren. Ajo ka pranuar për revistën “Who” se nuk do të jetë pjesë e “Wake Up”, por nuk ka zbuluar se cilat janë planet e ardhshme në Top Channel.

“Le të themi që nuk do të zgjohem më në 5 të mëngjesit.  Ja kam lënë këtë barrë Enos të cilit i uroj një sezon të mbarë. Ahh për planet jam supersticioze. Nuk flas kur të realizohen,”-është shprehur Mira për revistën Who.

Gjatë këtyre ditëve ku pritet të nisë sezoni i ri duket se në të gjitha televizionet ka nisur lëvizja për programet e sidomos për personat që do t’i realizojnë, edhe pse në Top Channel bëhet “lufta” dhe ndryshimet më të mëdha.

Share it :