Shkodër, vritet me thikë një punonjës i OSHE

Një punonjës i OSHEE-së ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme, ndërsa më pas ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodër.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktimë ka mbetur punonjësi Zamir Velaj, i cili është dërguar në spital.

Është identifikuar edhe autori i kësaj vrasje i cili është Martin Zefi, i vënë në pranga.

Mësohet se Velaj kishte shkuar për ti prerë energjinë elektrike, duke bërë që Zefi ta qëllonte disa herë me thikë.

Velaj ishte dërguar në spitalin e Shkodrës, ku mësohet se ka ndërruar jetë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :