Tek urgjenca QSUT-së aty ku dhe bëhet rezonanca dhe ajo që i shqetësonte pacientët ishte mungesa e ilaçit i quajtur “Kontrast” për të bërë rezonancën Sejrie Baleta Shqetësimet me të cilët përballen ço ditë pacientët nëpër QSUT janë të natyrave nga më të ndryshme. Çdo ditë që të shkosh dhe të flasësh me pacientët çdo ditë dhe më shumë kupton se problemet me të cilat ata përballen janë shumë të mëdha. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për kushte në të cilët ndodhen të shtuar pacientët në spital por problem kryesorë është mungesa e ilaçeve që janë jetikë për shumicën e pacientëve. “Gazeta Standard” ishte e pranishme ditën e djeshme në QSUT, pikërisht tek urgjenca e kësaj qendre aty ku dhe bëhet rezonanca dhe ajo që i shqetësonte pacientët ishte mungesa e medikamentit i quajtur “kontrast” për të bërë rezonancën. Pacientë shprehen se: “ Kemi disa ditë që jemi regjistruar këtu për të bërë rezonancën por problem qëndron se këtu nuk ka lëndë për të marrë këtë shërbim. Në sorollatemi nga ana e anës dhe vijmë këtu por gjithmonë e njëjta situatë” shprehet një paciente. Të tjerë pacientë shprehen se: “ Edhe pse e kemi të detyruar që ta bëjmë rezonancën nuk e bëjmë dot. Më e keqja është se ne detyrohemi që ta blejmë vetë medikamentin e “kontrast”, por ajo që kemi hasur është se edhe në farmaci ka mungesa të tij”. Kjo është një situatë tjetër që i shqetësonte shumë pacientët. Mungesa e ilaçeve sipas tyre është një gjë e pafalshme nga na e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ajo duhet që të jetë e përgjegjshme në lidhje me ilaçet për pacientët. Por mungesë të ilaçi është dhe ai i cili duhet kur pacientët të bëjnë analizat e tiroides, kjo një tjetër problematikë. Prej disa muajsh mungesa e lëndës për të bërë analizat e dy hormoneve kryesore që prodhon tiroidja të cilat njihen si T4 dhe T3 nuk ka në QSUT. Për të dy këta hormone pacientë kanë muaj që presin për të bërë analizat por përgjigja që ta kanë marrë është se nuk kanë lëndë dhe se do tu marrim në telefon kur të vijë ilaçi ose merrni këtë numër dhe na kontaktoni ju. Por fakti që i shqetëson më shumë është se analizat e këtyre hormoneve në spitalet private në vend kushtojnë shumë. Për këtë arsye kushtet ekonomike të shqiptarëve janë shumë të vështira për të përballuar shpenzimet që mund të bëhen në një spital privat për të marrë shërbimin e duhur. Pak ditë më parë edhe prindërit e fëmijëve me leucemi kanë protestuar në ambjentet e jashtme të pediatrisë së QSUT për mungesën e medikamentit Asparaginase, e dëshmon më së miri këtë problem. Mungesa e ilaçeve, detyrimi për t’i gjetur në mënyra të ndryshme jashtë spitalit me çmime tepër të larta, mungesa e kryerjes së analizave të nevojshme në spital janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen fëmijët e sëmurë në pavionin e Onkohematologjisë. Mungesat kanë bërë që për shumë fëmijë të prekur nga kanceri të ndërpritet pa afat trajtimi me kimioterapi deri në sigurimin e medikamentit që ka kosto tepër të lartë, duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve. Në pediatrinë e QSUT kishte me qindra baballarë dhe nëna që e vuanin në lëkurë këtë brengë. Në tregun e hapur ilaçi kushton afër 750 euro paketa dhe nuk shitet i ndarë në doza. Pacientët dhe të afërmit e tyre ankohen jo vetëm për mungesën e ilaçeve, por edhe për çmimet e shtrenjta që detyrohen ti blejnë në farmaci. Sipas tyre në spital mungojnë ilaçet e nevojshme për kurimin e fëmijëve, ndërsa sigurimi i tyre në mënyrë private kushton shumë. Pacientët shprehen të shqetësuar gjithashtu sepse kanë harxhime të tepërta në spitale dhe të papërballueshme. Ata janë më të pambrojturit e shoqërisë. Mospërputhjet në lidhje me këtë çështje shumë të rëndësishme vijojnë, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar në lidhje me situatën. Prej dekadash, sistemi shëndetësor në Shqipëri vuan nga mungesa e medikamenteve, e aparaturave të avancuara dhe nga korrupsioni endemik./standard-al-207047.hostingersite.com




