Bylykbashi: Ne pranuam propozimin Hibridi, PS nuk po pranon

Pas rreth dy orësh, komisioni për reformën në drejtësi, ka nisur seancën për miratimin përfundimtar të draftit vetëm me praninë e deputetëve të opozitës dhe kreut të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Në seancë mungojnë deputetët e Partisë Socialiste.

Nënkryetari I këtij komisioni, deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi deklaron se mos ardhja e deputetëve të majtë për miratimin e draftit përfundimtar e bën të pamundur zhvillimin e

seancës gjatë ditës së nesërme.
Ai tha se jemi mbledhur këtu që në orën 20:30 dhe për fat të keq ka më shumë se dy orë që përfaqësuesit socialistë refuzojnë të mblidhen në komisionin e reformës në drejtësi për të bërë këto ndryshime që janë absolutisht të domosdoshme.

Bylykbashi thotë se mbledhja e këtij komisioni dhe miratimi i ndryshimeve që u ranë sot dakord dhe u përshëndetën nga palët, është esencial dhe e domosdoshme që ato ndryshime, pra propozimi hibrid i zonjës Nuland të shkojë në Parlament nesër për miratim.

Mos kryerja e kësaj seance, thotë ai, e këtij komisioni sot e bën të pamundur që nesër, Parlamenti të ketë mundësi të votojë propozimin e dakordësuar dhe të mbështetur nga zonja Nuland dhe komisioneri Hahn. Pra, mungesa e anëtarëve socialistë vë në rrezik mbledhjen e komisionit nesër.

Share it :