Basha: Rama prishi marrëveshjen sapo doli nga takimi

0
131

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e Ramës pas takimit tre-palësh. Ai thotë se rama bëri një predikim duke mashtruar opinionin.

“Predikimi i gjate duke fryrë tullumbacen e madhe te mashtrimit ishte një deshmi e freskët se sa e do reformen në drejtesi Edi Rama. Llomotitja e mbremjes nuk reflektonte asgjëkundi takimin konstruktiv të pasdites, zhvillimin e ri, hapin e hedhur, marrëveshjen për caktimin e negociatoreve, përafrimin e zgjidhjes, por nga fillimi në fund vetëm retorikën e vjetër të konfrontimit. Nje perpjekje per ta hequr reformen në drejtesi nga tryeza ku po negociohet, nga tryeza ku u ra dakort pak orë më pare, edhe nga ai, qe te negociohet” – thotë Basha.

“Takohemi për konsensus si rruga e vetme për të votuar reformën, ky sa del nga takimi, trumbeton ndarjen e re të parlamentit, të politikes! E ne cilen ane te ndarjes i bie te jete ky qe futi aty bandite, trafikante droge, tutore e vrases. Armando Prenga qe do therrase per të votuar te enjten reformen, ne cilen ndarje bën pjesë? Pretendimi qe i paska 94 vota eshte nje presion kriminal, krejt e kunderta e asaj qe duhet të vihet ne themelet e nje reformë afatgjatë në drejtesi” – thotë Basha.

“Nuk i ka vota sepse projekti Rama nuk ka qenë dhe nuk është reforma në drejtesi, por kapja e saj nëse do ta kishim lejuar ne, ose dështimi i saj. Drejtesine qe lufton krimin e korrupsionin e kaane tryeze. Drejtesine e pavarur qe e rekomandon Komisioni i Venecias e ka ne tryezë. Drejtesine per qytetarët, per ligjin, e jo per te mbyllur dosjet e tij e ka ne tryeze. Per kete drejtësi jane votat, gati per ta kaluar te enjten në parlament. Është koha për të marrë përgjegjesi dhe për të shërbyer konsensusin dhe jo per te trazuar corben e prishur te rilindjes se skaduar qe s’e gelltit dot me askush” – e mbyll Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here