Ja pse duhet të ndaloni së lyeri flokët

Shumë pak femra i mirëpresin thinjat krahëhapur.Rreth 75% e femrave e kanë kthyer industrinë e bukurisë,për të pasur një ngjyrë të plotë të flokëve.Nëse arrijmë të kuptojmë kur duhet të fillojmë të lyejmë flokët për të mbuluar thinjat,si i bëhet për të kuptuar se kur duhet ta ndalim këtë proces?

Paula Winningm ishte 35 vjec kur filloi eksperimentet me flokët dhe hoqi dorë në moshën 50 vjecare.Ajo shprehej se e urrente pjesën e të shpenzuarit kohë dhe para për flokët si dhe të shikonte veten me një ngjyrë flokësh të huaj që nuk i përkiste asaj.Lyerja e flokëve ishte një pjesë e rëndësishme,por ajo ndihet e lumtur që nuk e bën më këtë gjë.

Ndonjëherë duhet të ndihesh mirë me veten ,me ngjyrën e flokëve duke hequr dorë nga lyerja e tyre.Ja 4 shenjat kur duhen të ndaloni lyerjen e flokëve.

1.Flokët tuaj janë të thatë dhe të brishtë

Lyerja tradicionale e flokëve nuk i dëmton ato,shprehet Melissa Piliang, dermatologe në Cleveland Clinic dhe anëtare e “American Academy of Dermatology.Nëse filloni t’i trajtoni në mënyrë komplekse si psh trajtimet zbardhuese,lyerja në ngjyrë të zbehtë,mund ta shkatërrojnë flokun.

 

2.Thinjat rikthehen sërisht brenda dy javëve

Nëse detyroheni të shkoni te parukeria çdo dy javë për të lyer flokët, ky është një tjetër sinjal i rrezikshëm për flokët tuaj. Sa më shpesh ti lyeni aq më shumë do të shkatërrohen.Ju duhet të shpenzoni kohën me aktivitete si udhëtimet apo vizita me miqtë e jo ta kaloni atë nëpër sallone parukerie.

3.Skalpi i kokës fillon të irritohet dhe të skuqet

Në momentin kur konstatoni irritime,diegie të lëkurës së kokës duhet të hiqni dorë pasi mund të jeni alergjik ndaj lyerjes. Përgjithësisht në këtë periudhë, ju mund të ndjeni djegie të lëkurës së kokës dhe djersitje të saj.Ju mud të keni alergji nga produkti që i jep ngjyrën bojës.

4.Përdorimi i vështirë i ngjyrave të çelëta heq shkëlqimin

Nëse filloni të dalloni se flokët tuaj nuk shndrisin si më parë, atëherë do të thotë se  ky është një sinjal i cili ju tregon të hiqni dorë nga lyerja e flokëve.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :