Gazetarja greke pyet Bushatin: Çështja çame pengon Shqipërinë në BE? Ja çfarë shije i lë pyetja

Ministri Ditmir Bushati është pyetur nga një gazetare greke në lidhje me çështjen çame.

Çështja çame pengon integrimin e Shqipërisë në BE? Kjo ishte pyetja që gazetarja i drejtoi ministrit.

Ministri Bushati i ka shpjeguar gazetares se nuk e kuptonte lidhjen e kësaj çështje me integrimin. Ai tha se pyetje të tilla nga gazetarë grek nuk të lënë shije të mira.

Gazetarja greke: Zoti Bushati ju folet për marrëdhëniet e mira që doni të keni dhe si një partner strategjik. Gjithësesi ama nuk mendoni ju se ky insistemi i fundit me të cilin është vendosur nga lidershipi shqiptar cështja e cameve nuk favorizon dialogun, dmth vendos një pengesë në rrugëtimin europiane të Shqipërisë?

Bushati: Dua t’ju siguroj që nuk ka pengesë nga ana jonë që po i  vëmë Greqisë, ky është një dialog, i sinqertë, jo i lehtë. Megjithë respektin për pluralitetin e mendimit e kam të vështirë të kuptoj lidhjen mes zgjdhjes së një çështje me procesin e integrimit në BE.

Prandaj megjithë respektin për pyetjen, kur vjen nga gazetarë grekë nuk të lë shijë të mirë, kur dihet që Greqia është promotore e zhvillimit integrues.

Kush më shumë se Greqia është në favor të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor, frytet e të cilit kemi filluar ti shohim së bashku.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :