Kur ju përballeni me tregun e punës e vetmja gjë që iu shqetëson është pagesa .Por me kalimin e kohës ju kuptoni se më e rëndësishme është të gjeni një punë e cila i përshtatet stilit tuaj të jetesës.Megjithse të paturit një punë që paguheni mirë është diçka me rëndësi,ju duhet ti kushtoni rëndësi dhe interesave të tjera si shëndeti juaj,marrëdhëniet dhe qëllimet tuaja personale.Një mënyrë për të gjetur punën ideale,që përkon me stilin e jetës që dëshironi të keni është duke parë brenda vetes tuaj,duke ditur prioritetet tuaja.Nëse doni disa këshilla se si ta realizoni këtë,lexoni udhëzimet e mëposhtme.
1.Zbuloni se çfarë doni jashtë jetës suaj
Përpara se të shikoni për një pozicion pune,kuptoni se si këto hapa do të përmirësojnë jetën tuaj.Qartësohuni se çfarë është e rëndësishme në jetën tuaj dhe çfarë nuk është.Doni të kaloni kohë të gjatë me miqtë?Doni të bëni më shumë stërvitje,palestër?Apo doni të keni më shumë të ardhura? Përgjigjet që mund t’i jepni këtyre pyetjeve, mund t’iu orientojnë drejt një pune tjetër.
2.Analizoni se çfarë është më e rëndësishme
Ju duhet të jeni të sinqertë me veten dhe të kuptoni se çfarë ka më shumë rëndësi për ju.Filloni me atë që është më e rëndësishme për ju aktualisht në karrierën tuaj.
3.Mos kërkoni punën që ëndërroni, por punën ideale
Puna ideale është një punë që përputhet me interesat individuale,aftësitë dhe vlerat.Ndërkohë që një punë që ka lidhje me modën në Paris mund t’iu duket mahnitëse,ajo mund të mos përshtatet me prioritetet,interesat tuaja.
4.Zbuloni se çfarë iu bën të pakënaqur në karrierë
Përpara se të gjeni një punë më të mirë,shikoni se çfarë iu bën të pakënaqur në pozicionin aktual.Listimi i pakënaqësive iu bën të kuptoni se çfarë kërkoni dhe cilat janë karakteristikat e punës që doni të keni.
5.Kuptoni personalitetin tuaj
Nëse ju punoni më mirë vetëm sesa në grup,ose ju jeni tipi i personit që nuk i pëlqen udhëtimet e punës,duhet të kërkoni për një punë që i përshtatet personalitetit tuaj.
6.Filloni kërkimet se në cilën kompani doni të punësoheni
Edhe nëse arrini të kuptoni mjedisin ku doni të punoni,është e rëndësishme të gjeni një kompani,etika e së cilës përshtatet me tuajën.
Gjetja e një punë të përsosur,mund të dukej e pamundur, por ka mënyra që iu ndihmojnë të keni një karrierë që i përshtatet stilit tuaj të jetesës.Duke përdorur disa nga këto këshilla do t’ia arrini qëllimit tuaj.




