Korçë/ Automjeti përplas për vdekje fëmijën 12-vjeçar teksa ecte me biçikletë, ambulanca shkoi me vonesë

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së enjtes në qytetin e Korçës që është pasuar me humbjen e jetës së një fëmije 12 vjeç. Mësohet se një automjet tip Benz ka goditur fëmijën teksa po ecte me biçikletë me shokët e tij. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ambulanca ka shkuar me shumë vonesë për të transportuar fëmijën e plagosur në spital. Policia lokale nuk ka dhënë ende ndonjë të dhënë për ngjarjen.  Pak ditë më parë, një vajzë 3 vjeçare humbi jetën në Tiranë pasi u përplas nga një makinë teksa dilte nga marketi me prindërit e saj.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :