Një grup shqiptar që merrej me shfrytëzimin e prostitucionit u godit nga policia spanjolle duke arrestuar 9 persona.
Grupi funksiononte në Barcelonë, duke detyruar vajzat që të ushtronin prostitucionin kundrejt pagesave prej 20 deri në 50 euro në ditë. Mediat spanjolle shkruajnë se vajzat ishin të detyruara të punonin çdo ditë të javës, në të kundër u nënshtroheshin rrahjeve dhe dhunës.
Organizata, e përbërë nga 9 persona, dy shtetas spanjollë dhe shtatë shqiptarë, ushtronte aktivitetin kryesisht në Barcelonë. Organizata shfrytëzonte minimumi 7 gra, ndërsa ato i blinin në Shqipëri.
Sipas medieve spanjolle, hetimet kanë nisur në nëntor të vitit të shkuar pasi ankesës së bërë nga një grua e angazhuar në këtë aktivitet në rrethin e Les Corts në Barcelonë.
Gjatë aksionit, agjentët e Mossos d’Esquadra dhe policia lokale gjetën rreth 7.100 euro, 100 qese kokainë. Banda i dërgonte paratë në Shqipëri.
Pas daljes përpara gjykatës, katër nga të arrestuarit janë lënë në burg, ndërsa katër të tjerë janë lirua me kusht duke mos i lejuar që të dalin jashtë.




