Ish-kryeministri Berisha që foli i pari në datën 20 maj për një përgjues në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar sërish sot pas publikimit të lajmit se zyrtarisht Ministria e Brendshme ka bërë kallëzim penal në prokurori për një pajisje të tillë, duke pranuar ekzistencën e saj.
Por Berisha thotë se Tahiri e dërgoi përgjuesin në prokurori pasi për një javë rresht fshiu dhe manipuloi videot e regjistruara në zyrën e tij. Këtë informacion ish-kryeministri e ka nga ai që e quan “oficeri dixhital”.
Më poshtë postimi i plotë i Berishës.https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/605386986288879/?type=3&theater




