Ushtria e Somalisë, ka vrarë gjatë një operacioni anti-terrorist, drejtuesin e grupit që sulmoi një vit më parë Universitetin e Garissas në Kenia, Mohamed Kuno. Ekstremisti u vra në pjesën jugore të Somalisë së bashku me 15 persona të tjerë anëtarë të organizatës terroriste, Al-Shabab. Në prill të vitit të shkuar, Mohamed Kuno drejtoi disa antarë të këtij grupimi në Universitetin e Garisas, të cilët hapën zjarr duke vrarë 148 studentë.
Lideri i grupit që sulmoi Universitetin e Garissas në Kenia gjatë vitit të shkuar, Mohamed Kuno është vrarë nga usthria somaleze. Lajmi është konfirmuar nga qeveria, e cila bëri me dije se ekstremisti u vra pas një operacioni të ndërmarrë në jug të Somalisë. Nga ky aksion i ushtrisë mbetën të vrarë edhe 15 persona të tjerë, ku katër ishin pjesë e grupit ekstremist, al-Shabab.
Mohamed Kuno drejtoi disa antarë të kësaj organizate terroriste në Universitetin e Garisas në prill të vitit 2015. Ata hapën zjarr në drejtim të studentëve, duke vrarë në total plot 148 persona. Kjo ngjarje tragjike tronditi mbarë opinionin ndërkombëtar, i cili e dënoi sulmin e ndërmarrë ndaj të rinjve të universitetit.
Mohamed Kuno ka qënë drejtor i një shkolle islamike deri në vitin 2007 në Garissa. Më pas, ai kaloi kufirin somalez për t’iu bashkuar një organizate terroriste të quajtur Hizbul Islam. Në vitin 2010, ky grupim u bashkua me organizatën tjetër, Al Shabab, e cila është edhe përgjegjësia e sulmit mbi universitetin.
Pas masakrës së kryer mbi studentët, qeveria e Kenias vendosi si shpërblim 215.000$ amerikanë për kapjen e Mohamed Kunos, megjithatë, askush nuk mundi që t’a dorëzojë ekstremistin. Lajmi për vrasjen e tij u konfirmua menjëherë edhe nga Ministri i Sigurisë në Somali, Abdirashid Janan.





