Legalizim falas nga ALUIZNI për banesat dhe truallin e familjeve të shpërngulura nga ndërtimi i Bovillës

Për objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulura nga ndërtimi i Ujëmbledhësit të Bovillës, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi objektin dhe truallin realizohet pa pagesë nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale. Qeveria ka vendosur kështu të ndërhyjë në ligjin për programet sociale të strehimit, sipas të cilit banesat e ndërtuara për familjet e shpërngulura, për shkak të ndërtimit të veprave publike, të tilla si Hidrocentrali i Banjës, Hidrocentrali i Fierzës, Ujëmbledhësi i Bovillës e të ngjashme me këto, të cilat ende figurojnë të paprivatizuara, privatizohen falas me vendim të këshillit të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse dhe sipas listës emërore që kanë trashëguar. Me ndryshimet në ligj, të miratuara tashmë në qeveri, parashikohet që vetë Këshilli i Ministrave të përcaktojë me vendim, procedurat dhe afatet që ndiqen nga ALUIZNI për kalimin e së drejtës së pronësisë. Ndërtimi i Ujësjellësit të Bovillës është vepër e rëndësishme sociale dhe ekonomike. Impianti siguron deri në 1800 Litër/sek ujë të pijshëm për qytetin e Tiranës. Uji merret nga Ujëmbledhësi i Bovillës, i cili gjendet në pjesën verilindore të kryeqytetit. Ai është mbushur përfundimisht me ujë në gusht të vitit 1998. Impianti i Përpunimit është vepra më e rëndësishme e Ujësjellësit të Tiranës, në të cilin kryhen proceset e kthjellimit, filtrimit dhe dezinfektimit, duke e kthyer ujin e liqenit të Bovillës tërësisht për pirje. Impianti është vënë në punë në vitin 1998 dhe qysh në fillim është drejtuar nga personel shqiptar. Impianti ka një depozitë të ujit të pijshëm me vëllim prej 30’000 m3. Prej këtej uji shpërndahet në Tiranë me anë të dy tubacioneve prej çeliku, njëri me diametër 120 cm dhe gjatësi 2.5 km që përcjell ujin në Tiranë, kurse një tjetër me diametër 100 cm përcjell ujin tek depozita e Kinostudios.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :