Përjashtimi i Berishës,alarm për rrezikun ndaj demokracisë

Tritan Shehu

————————————————————————

Vendimi i fundit per parjashtimin 10 ditor te Z Berisha nga Kuvendi, si edhe ai i mepareshmi, eshte pa asnje dyshim nje veprim arbitrar, i pa bazuar ne regulloren e Parlamentit, anti demokratik, hakmarres e provokator. Ne fakt ky eshte nje simptom i qarte i nje psikologjie e tentative jo vetem per te goditur opoziten, por dhe parlamentarizmin vete. Synon gjithashtu te krijoje nje klime represioni ne vend. Nuk gjej asnje precedence te tille nga parlamentarizmi i yne dhe ai vendeve te tjera demokratike. Une do ta konsideroja kete si nje alarm per rrezikun e madh qe po i kanoset demokracise sone. Gjithashtu mendoj se kjo behet edhe per te bllokuar cdo dialog te domosdoshem per reformat. Ne nje kohe qe Z.Rama kerkon takim e dialog me Z.Basha “shperthen” nje absurditet i tille. Me duket krejt e qellimshme kjo. Une gjykoj se opinioni publik shqiptar, partneret tane nderkombetar, koleget e PS qe realisht aspirojne demokracine, duhet ta perceptojne kete qe po ndodh si nje “agresion” real ndaj vlerave, interesave, atyre vete e rruges sone europiane dhe duhet te reagojne si ndaj nje tentative te tille. Neser do te jete shume me e veshtire per te perballuar te tilla tentativa.

https://www.facebook.com/tritan.shehu.9/posts/1761979290705728?pnref=story

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :