Babai i 9-vjeçarit ka njoftuar në News24 dhe ka njoftuar se e ka gjetur të birin me një shokun e tij. Ngjarja ka ndodhur pranë Muzeut të Dëshmorëve në Durrës. Nëna e 9-vjeçarit, Genta Plaku e ka denoncuar në News24 zhdukjen e djalit të saj Brajan duke treguar se ai nuk ishte parë që prej orës 18:00 të ditës së djeshme. Nëna e tij tha se ajo së bashku me bashkëshortin ishin në një ceremoni mortore, dhe djali pas shkollës ka shkuar të luajë te lagja në këtë qendër lojërash kompjuterike.




