Ish ministri grek i Financave Varufakis shkruan këngë të iso-polifonisë labe

FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - FEBRUARY 04:  Greek Finance Minister Yanis Varoufakis speaks to journalists after a meeting with the President of the European Central Bank Mario Draghi, on February 4, 2015 in Frankfurt am Main, Germany. Varoufakis has travelled to Germany to re-negotiate the terms of Greece's debt. The finance minister has described the meeting with the European Central Bank as 'fruitful' as he prepares to meet with German Finance Minister Wolfgang SchA¤uble tomorrow.    (Photo by Hannelore Foerster/Getty Images)

Ish minstri grek i Financave ka shkruar një tekst kënge për emigracionin, që do të këndohet nga grupet e iso-polifonisë labe në Bienalen e Venecias.

Shqipëria do të paraqitet me një mënyrë të re në Bienale, raporton BIRN. Këtë vit, vendi ynë nuk do të prezantohet me artet pamore, por me 10 këngë të kënduara nga grupet e iso-polifonisë, të shkruara nga personalitete shqiptare apo të huaj. Organizatorët kërkuan nga 10 personalitete që kishin emigruar të shkruanin një tekst, nisur nga eksperienca e tyre.

Grupet e iso-polifonisë nga Tirana, Himara, Fieri dhe Vlora do të krijojnë këngë në bazë të këtyre teksteve, një prej të cilave u shkrua nga Jani Varufakis.

Një prej kuratorëve të Bienales, Simon Batisti i tha Birn që teksti i Varufakis ishte shumë intim.

“Në tekst ai tregon historinë e të qënit larg shtëpisë, i ndarë nga vajza e tij dhe eksperienca që kaloi larg saj”

Projekti i Shqipërisë quhet “Të kam lënë malin”.

Këngët do të dëgjohen në bienale nga tetë kanale njëkohësisht, duke u dhënë vizitorëve një shije të plotë të iso-polifonisë, e cila është përfshirë tashmë në listën e trashëgimisë kulturore.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :