Tension në sheshin “Skënderbej”, policia hedh gaz lotsjellës dhe shoqëron disa protestues

Tension në sheshin “Skënderbej”, policia hedh gaz lotsjellës dhe shoqëron disa protestues

Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të mbetet e tensionuar. Pas ndërhyrjes së forcave të Policisë për shpërndarjen e protestuesve, zona është mbuluar nga një re e dendur gazi lotsjellës.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë sasi të mëdha tymi që kanë mbuluar hapësirën, duke krijuar vështirësi në zonën e sheshit.

Ndërkohë, gjatë ndërhyrjes, Policia ka shoqëruar edhe disa persona. Situata në shesh vijon të jetë e tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë zhvillimi i protestës.

Share it :