Berisha: Rama e bëri Durrësin beton, portet ua dha trafikantëve Luca dhe Troplinëve

Berisha: Rama e bëri Durrësin beton, portet ua dha trafikantëve Luca dhe Troplinëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Edi Ramën se e ka shkatërruar Durrësin përmes betonizimit dhe se portet e qytetit ua ka dorëzuar personave që ai i cilësoi si të lidhur me trafikun e drogës.
Gjatë fjalës në Foltoren e ‘Ripërtëritjes’ në Durrës, Berisha tha se porti i qytetit, të cilin e cilësoi si ‘aortën jo vetëm të Durrësit, por të kombit’, u është marrë qytetarëve dhe punonjësve që siguronin jetesën prej tij. Ai ngriti akuza edhe për portin e peshkimit, duke përmendur emrat e Luca-s dhe Troplinëve.

Berisha e cilësoi situatën demografike në Shqipëri si një ‘rrezik ekzistencial’ dhe pretendoi se rënia e lindshmërisë dhe largimi i qytetarëve janë pasoja të qeverisjes së Edi Ramës. Në përfundim, ai u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen për të larguar qeverinë dhe për të ‘çliruar votën e lirë’.

Berisha: Pra, u ndala në këtë moment, çfarë i bëri Durrësit ai?

Ai e bëri Durrësin beton. Qytet më të bukur, plazh më të bukur se Durrësi nuk ka pasur Evropa. Absolutisht jo. Edhe 100 gara po të bëheshin, Durrësi dilte i pari.

Po si ia mori portin? Si kuçedër.

Porti, aorta jo vetëm e Durrësit, e kombit.

Porti në të cilin mijëra e mijëra, gjeneratë pas gjeneratë, durrsakë kishin të ardhurat e tyre, rrogat e tyre, punën e tyre.

Dhe del me një vendim, do ta marrë me Alabarin.

Asnjë pushtues nuk ia bëri Durrësit këtë. Asnjë pushtues.

Dhe vë portin në shërbim, thuhet që Troplinët i japin atij 300 mijë euro në vit taksë për drogën.

Porti i peshkatarit, kujt iu dorëzua? Lucës, i cili ua them unë këtu, gjatë qeverisjes sonë, dokumentet e autoriteteve italiane ishin më të zezat që mund të ishin.

Dhe thotë, më shkatërroi ai.

Të shkatërroi? Po sigurisht po qe se je i përzier në krim, do të ndiqesh gjer në fund.

Dhe ky zgjodhi dy trafikantë dhe ua dha edhe portin e peshkatarëve.

Pra, Durrësi pësoi aq sa nuk ka pësuar nga asnjë pushtues në historinë e tij.

Po kombi, çfarë pësoi?

Po flisja me një profesor shumë të nderuar. Elitë evropiane është ai, ka ardhur disa herë në Shqipëri. Dhe i shpjegova narkoshtetin dhe në fund e mbylla, i thashë tani i nderuar, ne sot lindshmërinë e kemi sa e kishim 100 vite më parë.

U shtang, atëherë tha ky është rrezik ekzistencial për ju.

Dhe çdo shqiptar duhet ta dijë se ne jemi para një rreziku vërtet ekzistencial.

Dhe çdo ditë që kalon, ky vend dëmtohet edhe më shumë nga ky armik i qenies së shqiptarëve.

E përgëzoj gazetarin shqiptar nga Maqedonia që e pyeti, i tha, ti merresh me kryeministra, po shqiptarët pse nuk i do ti?

Po i urren shqiptarët ky.

I urren,.

Miq, nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur çdo vit.

Kurse sot shifra zyrtare është se në Shqipëri janë 2.3 milionë banorë. Janë më pak. U garantoj që janë shumë më pak.

Prandaj dhe ka rënë lindshmëria sa ç’ishte 100 vite më parë.

Çfarë duhet të bëjë ky që të presim ne?

A nuk është ky një kushtrim?

Unë nuk po ndalem tek vjedhja e tmerrshme, e pamëshirë e tij.

Por unë nuk ndalem tek ky moment që nuk na e ka krijuar asnjë luftë, asnjë pushtues, asnjë epidemi, asnjë tërmet, asgjë prej gjeje përveç tij.

A nuk është ky një kushtrim që buron nga thellësitë më të mëdha të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarit atdhetar, të zemrës, të bashkohemi për të hequr këtë të keqe të madhe.

Të bashkohemi siç janë bashkuar kombet në momentet kritike për ekzistencën e tyre.

Siç janë bashkuar armiqtë në momentet kritike të ekzistencës së tyre.

Të bashkohemi në mënyrë që të çlirojmë votën e lirë të shqiptarëve.

Share it :