Shembet spitali i Pukës, çati bie mbi ambulancën

Shembet spitali i Pukës, çati bie mbi ambulancën

Çatia e spitalit të Pukës është shkatërruar për shkak të erës së fortë dhe një pjesë e saj ka përfunduar mbi një ambulancë.

Pjesë të tjera druri dhe llamarine nga çatia shihen të shpërndara në oborrin e spitalit.
Incidenti i të hënës është shkaktuar nga era e fortë dhe reshjet.

Edhe dy vite më parë, çatia e spitalit ishte dëmtuar për shkak të reshjeve të shumta dhe erës së fortë.

Share it :