Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë
Ka nisur protesta e 174-të kundër qeverisë sot më 20 nëntor.
Qytetarët janë grumbulluar përpara Kryeministrisë.
Në këtë vend janë mbledhur edhe efektivë të shumtë, që nuk lejojnë protestuesit të qëndrojnë në bulevard.
Kjo, në zbatim të Aktit Normativ të qeverisë, që nuk lejon qytetarët të qëndrojnë në sheshe.
Protestuesit kanë deklaruar se Akti Normativ është i paligjshëm.




