Rama prezanton ‘Diellin’ e ri të prokurimeve, rikthehet Jonaid Myzyri pasi mbylli dosjen në SPAK

Rama prezanton ‘Diellin’ e ri të prokurimeve, rikthehet Jonaid Myzyri pasi mbylli dosjen në SPAK

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, diellin e ri të prokurimeve të përqendruara, Jonaid Myzyrin, administrator i blerjeve të përqenduara, i cili pasi mbylli llogaritë më drejtësinë, ku po hetohej për 2.5 miliardë euro abuzime me tendera, doli sot për të folur për sukesin e prokurorimeve publike.

Ndërsa progres raporti i Komisionit Europian theksonte sërish, korrupsionin ne prokurimet publike, Edi Rama pretendoi se po bëhen përparime në këtë fushë, falë ministres virtuale Diella. E megjithëse Diella, është diskretituar si një avatar bosh, Kryeministri shpiku një tjetër asistent virtual, Gjonin i cili do të merret specifikisht me prokurimet

Por pavarësisht propagandës që intelegjenca artificiale do të reduktojë korrupsionin ne tendera, Edi Rama pranoi se në fund, fituesi do të jete sërish ne dorën e njeriut.

Pak kohë më parë, kryeministri ndryshoi ligjin duke përcaktuar se tenderat nuk do të bën me nga ministritë por do të përqendrohen në një dorë të vetme, të Operatorit të Blerjeve të Perqëndruara. Dhe teksa Edi Rama flet për suksese me prokurimet publike, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, që drejtohet nga Jonaid Myzyri nga 1 janari deri në 12 nëntor të këtij viti, ka zhvilluar rreth 1765 proceura prokurimi. Gati 48% apo rreth gjysma e këtyre tenderave, që mbajnë firmën e Jonaid Myzyrit, janë klasifikuar me flamur të kuq nga Open Procurment Albania, për mungesë konkurence apo konkurrueshmërie

syri tv

Share it :