Opozita dhe protestuesit ja ku e kane zgjidhjen, me Ligjin e Maqedonise per Qeverine Kujdestare per zgjedhjet!

Opozita dhe protestuesit ja ku e kane zgjidhjen, me Ligjin e Maqedonise per Qeverine Kujdestare per zgjedhjet!

Nga Petrit Vasili

Zgjedhjet qe manipulohen dhe blihen nga qeveria, qe perdor gjithe shtetin per ti rrembyer me çdo kusht ato, ljo eshte zenra e te gjithe konfliktit dhe krizes se tmerrshme e shkaterrimtare politike
Fjalet e bukura dhe retorikat politike boshe nuk i duhen askujt.
As riciklimi i Komisioneve Parlamentare per Reformen Zgjedhore nuk i hyn njeriu ne pune.
Ja ku eshte e gatshme zgjidhja e Maqedonise, qe qeverine kujdestare e ka me ligj si dhe formulen e ndertimit te saj ne LIGJIN PËR QEVERINË E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Nr. 98/19)
Kjo zgjidhje i ka dhene fund problemeve dhe ka siguruar zgjedhje korrekte dhe te pakontestuara ne Maqedoni si dhe ka krijuar stabilitet politik dhe rritje ekonomike te dukshme.
Le ta vene ne tavoline kete zgjidhje dhe qendrimi ndaj kesaj do te jete gur prove i vertete per cdo faktor opozitar politik dhe jo vetëm, lidhur me vullnetin e sinqerte per te pasur zgjedhje te lira e te ndershme e te pa grabitura nga qeveria e Rames.

JA LIGJI I MAQEDONISE:
➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️

📌 Neni 43
Njëqind ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të deputetëve, por pas dorëheqjes së mëparshme të kryetarit të Republikës së
Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të zgjedhë Qeverinë e re kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve të
deputetëve, të udhëhequr nga kryetari i ri i Qeverisë të cilin e propozon partia më e madhe politike e cila e formon
shumicën qeveritare.

📌 Neni 44
(1) Për shkak të organizimit të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës
së Maqedonisë me propozim të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, njëqind ditë para zgjedhjeve për
deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë zgjedhë ministër të Punëve të Brenshme dhe ministër të Punës dhe
të Politikës Sociale, me propozim të opozitës me mandat që zgjat deri në ditën e shpalljes së rezultateve përfundimtare
të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e zbatuara për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,
pas së cilës mandati i tyre përfundon me ligj.
(2) Ministrin e Punëve të Brendshme e propozon partia opozitare me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e
Republikës së Maqedonisë, pas konsultimit paraprak me dy partitë politike me numrin më të madh të deputetëve në
Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
(3) Ministrin e Punës dhe të Politikë Sociale e propozon partia opozitare me numrin më të madh të deputetëve në
Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
(4) Ministri i Punëve të Brendshme mund të bëjë më së shumti 15 shkarkime ose përcaktime, në pozitë më të ulët ose
më të lartë të bartësve të pozitës udhëheqëse në ministri, në përputhje me ligjin. Ministri i Brendshëm mund të bëjë
edhe dislokime horizontale të të punësuarve që janë me propozimin e tij në shifrën deri në 10% të numrit të dislokimeve
horizontale në bazë të mesatares së këtyre dislokimeve në vitet 2013 dhe 2014.
(5) Ministria e Financave dhe organet e tjera të administratës shtetërore dhe subjektet juridike, menjëherë pas
zgjedhjes së ministrit të Punëve të Brendshme sipas paragrafit (1) të këtij neni, i miratojnë procedurat për angazhimin e
personave për nevojat e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme.
(6) Në ditën e emërimit të personit në pozitën udhëheqëse sipas paragrafit (4) të këtij neni, ministri është i obliguar që
të emërojë zëvendës plotësues me propozim të zëvendësministrit plotësues.
(7) Zëvendësi plotësues i nëpunësit udhëheqës sipas paragrafit (6) të këtij neni, bashkërisht dhe në mënyrë të barabartë
merr pjesë në zbatimin e kompetencave që rrjedhin nga ligji dhe aktet nënligjore.
(8) Të gjitha aktet nga kompetenca e nëpunësit udhëheqës duhet të nënshkruhen edhe nga nëpunësi udhëheqës edhe
nga zëvendësi plotësues i nëpunësit udhëheqës. Nëse akti nënshkruhet vetëm nga njëri person, konsiderohet se nuk
prodhon veprimtari juridike. 11

📌Neni 45
Për shkak të organizimit të zgjedhjeve për deputetë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me propozim të kryetarit të
Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, emëron zëvendësministër plotësues (në tekstin e mëtejmë: zëvendësministër
plotësues) në:
– Ministrinë e Punëve të Brendshme – propozuar nga partia politike në pushtet me numrin më të madh të deputetëve në
Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,
– Ministrinë e Punës dhe të Politikës Sociale – propozuar nga partia politike në pushtet me numrin më të madh të
deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,
– Ministrinë e Financave – propozuar nga partia politike opozitare me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e
Republikës së Maqedonisë,
– Ministrinë e Bujqësisë, të Pylltarisë dhe të Ekonomisë së Ujërave propozuar nga partia politike opozitare me numrin më
të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe
– Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës – propozuar nga partia politike opozitare me numrin më të
madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

📌Neni 46
(1) Mandati i zëvendësministrit shtesë zgjat nga dita e zgjedhjes së tij deri në ditën e shpalljes së rezultateve
përfundimtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e zbatuara për deputetë në Kuvendin e Republikës së
Maqedonisë, me çka përfundon mandati me fuqinë e ligjit.
(2) Zëvendësministri plotësues së bashku me ministrin marrin pjesë në mënyrë të barabartë në realizimin e
kompetencave të parapara në Ligjin e Organizimit dhe të Punës së Organeve të Administratës Shtetërore.
(3) Zëvendësministri plotësues së bashku me ministrin shqyrton dhe nënshkruan të gjitha aktet dhe dokumentet e
miratuara nga ministri ose personat e autorizuar prej tij, zëvendësministri dhe sekretari shtetëror në ministrinë
përkatëse, të cilat i referohen çështjeve juridike, financiare dhe kadrovike lidhur me organizimin e zgjedhjeve.
(4) Çdo akt në kuptim të këtij ligji i dorëzohet ministrit dhe zëvendësministrit plotësues. Ministri dhe zëvendësministri
plotësues janë të obliguar që menjëherë, e më së voni në afat prej një dite ta miratojnë ose refuzojnë aktin në kuptim të
këtij ligji.

PERFUNDIM:
➖️➖️➖️➖️➖️

Zgjidhja eshte kaq e qarte, e thjeshte, e gatshme dhe e provuar.

Realitetet e Shqiperise dhe Maqedonise jane shume te ngjshme, ballkanike dhe me mentalitete e dinamika politike shume te peraferta.

Opozita, protestuesit dhe çdo kontributor politik gjen ketu nje zgjidhje, qe garanton themelin e shtetit dhe demokracise qe jane zgjedhjet e lira dhe te gjithepranuara.

Nuk ka asnje minute kohe per te humbur me lojrat e pista zvarritese te qeverise, qe kerkon te bleje kohe dhe kerkon gjithashtu qe te grabise zgjedhjet e radhes.

Nuk mund te kete kurre zgjidhje dhe kompromis parimor me Ramen ne Komisionin e Reformes Zgjedhore.

Share it :