Në Asamblenë e Partisë së Krimit, fytyrat e tyre ishin secila më armiqësore se tjetra ndaj Padrinos
Kryetari i PD, Sali Berisha, duke komentuar mbledhjen e rilindjes, tha se, në Asamblenë e Partisë së Krimit, fytyrat e tyre ishin secila më armiqësore se tjetra ndaj Padrinos.
Berisha: Pra, siç e shihni, për këtë seksion të PS, nuk ekziston krimi elektoral. Dhe këta janë bashkëfajtorë.
Këta janë bashkëautorë të të gjithë dhunës, terrorit policor që ushtrohet në rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër protestuesve që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nuk u ndala këtu në amnistinë që i bëjnë Edi Ramës në vjedhjet e tij të pallogaritshme.
Vetëm në dosjen Balluku, Rama është 60 përqind aksioner.
Rama është akuzuar nga OSBE që në vitin 2014 se ka të fshehur në bankat offshore 200 milionë euro.
Por fundi i tij është i pashmangshëm.
Ju e ndoqët Asamblenë e Partisë së Krimit.
Në Asamble, fytyrat e tyre ishin secila më armiqësore ndaj Padrinos.
Nuk kam parë ndonjëherë në një kolektivitet fytyra njerëzish që akuzonin kreun siç e akuzonin asambleistët.
Dhe jo se janë të ndershëm se edhe ata janë kriminelë që kanë vjedhur, kanë plaçkitur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë.
Por se tani, njeriu që ishte zotuar për mbrojtje, i kishte korruptuar, po shkon atje ku e meriton.
Ndaj dhe ftoj shqiptarët të vazhdojnë fuqishëm protestat, të vazhdojmë t’i japim shtytjen e fundit këtij narkodiktatori që plaçkiti Shqipërinë më shumë se të gjitha regjimet e kohërave të shkuara.




