Berisha: Shqipëria me Ramën nuk ka asnjë perspektivë evropiane, samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin

Berisha: Shqipëria me Ramën nuk ka asnjë perspektivë evropiane, samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin

Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin online me qytetarët, deklaroi se, Shqipëria me Edi Ramën nuk ka asnjë perspektivë evropiane.

Gjatë fjalës së tij, ai komentoi edhe anulimin e samitit të NATO-s, që sipas kreut të PD, është anuluar për shkak të lidhjeve të Edi Ramës me krimin.

Berisha: Kjo javë do shënohet si java në të cilën Padrino i Shqipërisë, por për fat të keq edhe Shqipëria direkt për shkak të tij, mori goditjet më të rënda ndërkombëtare.

Siç e patë ju, njeriu që në mënyrë tërësisht të gabuar, ishte shpallur si frontrunner në procesin e integrimit, madje për të bërë fushatë elektorale për Padrinon, atij iu dhurua edhe një fanellë me numrin 10, iu shua ylli dhe u spostua në kalendar.

Në qoftë se Mali i Zi u vendos që së shpejti të firmosë anëtarësimin e tij në BE, Shqipëria me Edi Ramën nuk ka asnjë perspektivë.

Raporti i Komisionit Evropian ishte raporti më kritik në historinë e të gjitha raporteve, e dhjetëra dhjetëra raporteve të publikuara nga ky Komision për Shqipërinë.

Por një goditje të rëndë, të merituar e mori Padrinoja i Shqipërisë nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, e cila vendosi të mos bëjë në Shqipëri samitin e NATO-s për shkak direkt të lidhjeve të tmerrshme të Edi Ramës me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

Për shkak të dekonspirimit të sekreteve shtetërore dhe sekreteve që Aleanca i ka besuar Shqipërisë dhe dërgimin e këtyre sekreteve te kartelet e drogës dhe armiqtë e NATO-s, armiqtë e Shqipërisë.

Për shkak të trajtimeve shtazarake që u bëri Edi Rama studentëve në revoltë kundër tij, duke përdorur mjete dhe praktika të dënuara nga konventat ndërkombëtare, kryekëput çnjerëzore dhe të ndaluara edhe për palët ndërluftuese.

Pra, mund t’u them se të gjitha këto, rezultante e një procesi që ka nisur pas zgjedhjeve të vitit 2023, zgjedhjeve të majit të vitit 2025, serialit të rezolutave të fuqishme ndërkombëtare të organizatave më të mëdha në botë kundër tij, raporteve të misioneve faktmbledhëse të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian dhe të Partisë Popullore Evropiane.

Pas uraganit të fuqishëm popullor që u njoh si Revolucioni Flamingo dhe veçanërisht pas revoltës të stërfuqishme, të jashtëzakonshme, të paparë të studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës, por edhe të rretheve të tjera, të gjitha këto i provuan Evropës dhe botës se cili është Edi Rama, një narkodiktator, një njeri që ndërtoi në Shqipëri shtetin e parë dhe të vetëm të drogës në Evropë.

Një njeri që me narkoshtetin e tij, ngjiti në të gjitha nivelet e pushtetit ministra, zëvendësministra dhe zyrtarë të lartë, individë me pasaporta të tmerrshme krimi.

Një njeri që u angazhua vetë në udhëheqjen e karteleve të drogës dhe shndërrimin e Shqipërisë në parajsën e larjes së tyre.

Por që de facto i bëri gjëmën këtij vendi në 10 vite më shumë se çdo pushtues dhe regjim tjetër.

Share it :