Berisha: Të bashkohemi që të arkivojmë Edi Ramën në koshin e plehrave si armik i votës së lirë
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me deputetët, tha se, të bashkohemi që të arkivojmë Edi Ramën në koshin e plehrave si armik i votës së lirë.
Berisha: Unë mendoj se me një seri masash, të ndarjes së partisë nga shteti, të transparencës së financave të partive, të kalimit në një listë kombëtare të hapur dhe me preferenca që do vendosim bashkërisht me spektrin opozitar dhe pastaj do e paraqesim tek të tjerët, është kjo rruga e një kuadri të ri ligjor, i cili u jep përgjigje një sërë problemesh të krijuara në zgjedhjet gjer tani.
Natyrisht, e them dhe e kam thënë dhe e them 100 herë, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, ndaj dhe cilido që do të mbrojë votën e lirë të shqiptarëve le të bashkohemi ta arkivojmë atë në koshin e plehrave ku e ka vendin, si armik i egër i votës së lirë dhe qytetarët shqiptarë të votojnë për ata kandidatë, për partinë që besojnë më shumë.




