Kallëzimi për gjyqtaren Gjoka, Kalaja: Paraqita provat se kemi të bëjmë me një krim vijues të Irenës me disa mbiemra

Kallëzimi për gjyqtaren Gjoka, Kalaja: Paraqita provat se kemi të bëjmë me një krim vijues të Irenës me disa mbiemra

Adriana Kalaja ka folur për mediat pas daljes nga SPAK ku ishte për të dëshmuar për kallëzimin për gjyqtaren Irena Gjoka.

Kalaja: Nëse do ta kishin këtë interesin në funksion të zbardhjes së çështjes do ta bënin që në momentin e parë, apo do ta bënin edhe gjatë gjithë kësaj periudhe, pothuajse 6 mujore, e që e ka lëne si të drejtë gjykata dhe SPAK-ut si detyrim për të na thirrur me cilësinë e kallëzuesve.

Ndërkohë, realisht edhe unë jam e keqardhur që thirremi në kohën limit. Aq me shumë që unë sot ngrita pretendime shumë të vlefshme për hetimin e kësaj çështje, që të jemi në rregull, jo vetëm me te gjithë palët, por të jemi në rregull edhe me respektimin e ligjit dhe të Kushtetues. Ka ardhur një letër porosi në bazë të detyrave të Gjykatës nga gjykata e Janinës dhe pretendohet nga SPAK-u që meqenëse Irena me disa mbiemra datëlindje dhe pasaporta nuk ka qene prezent, tregon se nuk ka dijeni, ne jemi dëshmitarë që ligji shqiptar por edhe ligji grek dhe gjithë jurisprudenca shqiptare e parashikon që ti mund të jesh kërkuese edhe ti kur nuk ke interes për gjykimin nuk shkon në gjykim, në të dy raste që edhe sot unë i vertetova para SPAK-ut, edhe në gjykimin administrativ të Athinës, edhe në gjykimin administrativ të Janinës, kërkuese është Irena Maneku, pra një nga mbiemrat e saj të famshëm.

Dhe kjo tregon dijeninë e plotë, ndryshe nga sa pretendohet, ndryshe edhe nga sa tentohet të merret në mbrojtje nga ana e SPAK, ashtu siç u morr në mbrotje nga KLGJ dhe se si u shty ne kalendat greke qoftë dhe hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme apo nga ILD i cili sot e ka pezulluar hetimin administrativ deri në përfundim të hetimit penal. Unë parashtrova sot fakte konkrete se si dijenia e kësaj magjistratje me disa mbiemra dhe me disa vepra penale jo vetem që nuk mund të diskutohet fare, por argumentova sot që kemi të bëjmë me një krim vijues që filluar me 24 dhjetor 2002 por që ka vijuar me të gjithë deklarata që ajo ka bërë…

Share it :