Nga Nesti Angoni tek Toni Gogu dhe absurdi i SPAK-ut me regji!
Nga Petrit Vasili
Eshte vertet e pabesueshme se si institucionet e drejtesise se ashtuquajtur te re po bien poshte e me poshte ne greminen e mosbesimit absolut mbarepopullor.
Te kapura dukshem dhe me regji nga Rama keto institucione nuk po bejne dot as ndonje perpjekje demagogjike per te treguar se paku nje minimum pavarsie dhe respekti ndaj ligjit.
Rasti me i fundit Veliaj lidhur me shantazhimin e tij nga Ministri i Drejtesise Gogu dhe trasferimin e tij ne Fier jane tashme skandale te hapura ligjore dhe publike.
Po ku eshte SPAK-u?
Pse nuk flet SPAK-u?
Pse nuk vepron SPAK- u?
SPAK-u mori nen ndjekje penake dhe arrestoi Veliaj pas nje denoncimi anonim te te famshmit Nesti Angoni nje emer i rreme qe realisht nuk ekziston.
Pra SPAK nuk hezitoi, te pakten ne dukje, te vepronte e reagonte pas nje denoncimi anonim.
Shume bukur, SPAK-u vleresoi tek denoncimi anonim se kishte indicie dhe dyshime te arsyeshme per te proceduar dhe veproi duke arrestuar Veliajn.
Tani vijme tek ngjarja e diteve te fundit.
Si eshte e mundur qe po i njejti SPAK qe veproi shume fort pas denoncimit anonim te Nesti Angonit sot ka nje denoncim shume te forte publik me emer dhe mbiemer dhe nuk vepron.
Veliaj me firme dhe me shkrese zyrtare te Bashkise se Tiranes ne cilesine e Kryetarit te Bashkise i drejtohet Kryetarit te Grupit Parlamentar Balla duke kerkuar Hetim Parlamentar per shantazh te Kryeministrit Rama permes Ministrit Gogu.
Pra nje ngjarje mes Kryetarit te Bashkise, Kryeministrit dhe Ministrit qe te tre subjekte te SPAK-ut.
Nje skandal i permasave te medha aq me shume qe te gjitha veprimet e Ministrit Gogu qe shkon ne ora 22.30 te nates ne burg, pa pranine e personave te tjere percjell kercenimet e Kryeministrit, fill pas nje transferimi te dyshimte dhe pas lenies edhe pa trajtimin mjeksor te duhur te Veliajt edhe ky i fundit i denoncuar publikisht, te gjitha keto nuk terheqin vemendjen e SPAK-ut.
Perse SPAK nuk filloi hetimin kryesisht dhe te kerkonte deshmite e te gjithe personave te perfshire, qe nga Kryeministri, Ministri, Drejtoret e Burgjeve qe nga i Pergjithshmi e me radhe?
Nje skandal kaq i rende ku njerez me postet nga me te rendesishmet e shtetit jane te perfshire dhe SPAK hesht.
Ndaj me te drejte askush nuk beson më tek SPAK qe tund dynjane per Nesti Angonin, por hesht per Toni Gogun.
P.S.Ja ku ka SPAK letren e plote te Veliajt drejtuar Balles ku kerkon hetim per kercenimet e Rames.




