Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të nivelit europian.
Shqiptarët e kanë pritur me protesta ndërsa dëgjohen thirrjet: “Rama resign! Rama ik! Shqipëria nuk është në shitje”.
Ndërkohë sot është dita e 165 e protestës, ndërsa organizimi i sotëm është paralajmëruar të jetë kombëtar, me qytetarë dhe studentë që pritet të vijnë në Tiranë nga e gjithë Shqipëria.
Tubimi do të nisë përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Më pas, ata do të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, i cili synon të mbledhë së bashku studentë dhe qytetarë në një protestë të përbashkët kundër qeverisë.




