Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE, McAllister ngre shqetësimin për situatën në Shqipëri: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit! Qeveria teknike jep shpresë për zgjedhje të

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE, McAllister ngre shqetësimin për situatën në Shqipëri: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit! Qeveria teknike jep shpresë për zgjedhje të lira

Situata politike në Shqipëri është diskutuar sot në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kreu i këtij komisioni, David McAllister, ka ngritur shqetësime për zhvillimet e fundit në vend.

Gjatë fjalës së tij, McAllister iu referua protestave në Shqipëri, duke thënë se qytetarët kanë dalë në rrugë kundër abuzimit me pushtetin, korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës. Ai përmendi edhe ndërtimin e kullave në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi burimin e parave që investohen në to dhe mundësinë e pastrimit të parave.

McAllister u shpreh gjithashtu se krijimi i një qeverie teknike mund t’u japë qytetarëve më shumë besim për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe të ndihmojë në uljen e tensioneve politike dhe protestave.

Kemi marrë mesazhe të shumta shqetësuese rreth situatës politike në Shqipëri. Shqiptarët dolën në rrugë kundër abuzimit të pushtetit, rritjes së korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës.

Mjafton të shikoni kullat që janë ndërtuar në Tiranë, për të kuptuar çfarë problematikash ka aty dhe se si pastrohen paratë.

Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, një qeveri teknike do të bindte shoqërinë civile dhe do të ulte tonet e protestave, për arritjen e paqes”, u shpreh McAllister

Share it :