U gjobit 5 mln lekë nga policia pse protestoi, 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë, jetoj me kemp

U gjobit 5 mln lekë nga policia pse protestoi, 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë, jetoj me kemp

Një 17-vjeçar, i gjobitur me 5 milionë lekë pas protestës së së shtunës, ka rrëfyer vështirësitë ekonomike me të cilat përballet familja e tij, duke deklaruar se nuk ka mundësi të paguajë masën administrative.

Në një prononcim për News24 nga protesta e sotme, i riu tha se familja jeton me ndihmën ekonomike dhe pensionin e invaliditetit KEMP, ndërsa theksoi se prej vitesh është pa nënën.

Ai pretendon se në momentin e protestës ishte duke luajtur dhe nuk ishte pjesë e tubimit. Sipas tij, nuk e ka njoftuar as të atin për gjobën, pasi nuk ka mundësi të përballojë pagesën prej 5 mijë eurosh brenda 10 ditësh.

17-vjeçari u shpreh se gjendja e vështirë ekonomike nuk do ta ndalojë të kërkojë atë që i konsideron të drejtat e tij, duke paralajmëruar se do të vazhdojë të marrë pjesë në protesta deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Unë isha duke luajtur, nuk kam qenë pjesë e protestës.

Babin nuk e kam lajmëruar, sepse nuk mund të paguaj dot 5 mijë eurot për 10 ditë. Nëna më ka vdekur, më ka ndërruar jetë ka shumë vite. Me kemp kam familjarët, që marrin në total 240 mijë lekë.

Nuk na del aspak. Unë kam punuar në mobileri, merrja 360 mijë lekë, nuk del për asgjë. Unë kam dalë për të drejtat e mia dhe të drejtat e Shqipërisë. Shteti asgjë nuk më jep për vdekjen e nënës, vetëm në shkollë marr një bursë.

Nuk kam ku t’i gjej lekët. Në protestë do marr pjesë derisa të japë dorëheqjen Rama. Nuk më frikëson asgjë.”- tha protestuesi.

Share it :