Berisha: Media po shkon drejt monizmit, ndrikullat e AMA-s me rekordin e tyre janë si të shkollës së talibanëve
Berisha: Media? Shqipëria ofron garanci ligjore të pamjaftueshme për lirinë e shprehjes. Shqipëria s’është vend i lirë. Kaq. Shqipëria është vend që cenon lirinë e shprehjes. Ndaj dhe u thashë në krye, ky raport përshkruan me germa të zeza, me ngjyrat më të zeza, një diktaturë autoritare në Shqipëri, një autokraci elektorale.
Urdhëro çfarë thotë vetë. Nuk ka garanci ligjore. Po prandaj kanë filluar ato.
I patë ju ndrikullat e AMA-s se çfarë paturpësie ekstreme? Çojnë gjoba se fyhet Sulltani në studio.
Ato nuk janë nëpunëse të shtetit. Ndjesë, nuk dua të bëj një koment tjetër. Gjobit median pse dikush tha se Edi Rama po nuk iku, do e zvarrisin, dhe ky ishte shkak për ta gjobitur.
Çfarë thotë? Pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të dëmtohen.
Mediat janë moniste, po shkojnë drejt monizmit, 90% e tyre në mbështetje të qeverisë. Çfarë pluraliteti ka këtu më thoni?
Dëmtohen nga depërtimi në treg i grupeve të biznesit me lidhje politike.
Ndaluni pak. Thojuani shqiptarëve, sa herë shitet dhe blihet Top Tuneli, më thoni? A ka gjë më të turpshme se para një fushate zgjedhore shkon dhe shitet diku në Sejshell apo Belize, nga këta mafiozë, për të thyer çdo ligj, dhe i marrin në xhep 9 milionë?
A janë të vërteta këto?
Vazhdojnë shqetësimet për ndikimin politik në emërimet në AMA dhe RTSH.
Ato të dyja, ndrikullat e AMA-s, ato janë për t’u bërë personazh, ato janë personazh i ndonjë eseje apo ndonjë novele. Me rekordin që kanë bërë, ato si me qenë të shkollës së talebanëve.
Urdhëro. Dy gra, dy zonja. Të dyja gazetare kanë qenë, mos gaboj. Dhe ashtu japin urdhra, të gjobitet kjo studio, të gjobitet ajo studio, se sipas tyre moderatori duhet të jetë polic i moralit.
Tjetër, nuk ka ndëshkueshmëri për sulmet ndaj gazetarëve. Mosndëshkueshmëria për sulmet ndaj gazetarëve është licencë për t’i sulmuar më shumë.
Gazetari për profesionin e tij ka një imunitet moral që shoqëria duhet t’ia respektojë. Përndryshe, pse do të rrezikojë jetën e tij ai çdo ditë? E thotë këtu, nuk ndëshkohen, impunitet.
Në disa aspekte të kujton Shën Thomain raporti. Çfarë thotë? Ndikimi i grupeve të biznesit të lidhura politikisht, sidomos para zgjedhjeve. Pikërisht para zgjedhjeve, Top Tuneli u shit në Belize apo Sejshell.




