Berisha: E tmerrshme, SPAK ka sekuestruar vetëm 100 mijë euro asete, kur vetëm arka e Lubisë kishte 1 milionë

Berisha: E tmerrshme, SPAK ka sekuestruar vetëm 100 mijë euro asete, kur vetëm arka e Lubisë kishte 1 milionë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë daljes së tij për mediat tha se, SPAK ka sekuestruar vetëm 100 mijë euro asete, kur vetëm arka e Lubisë kishte 1 milionë.

Berisha: Tani vazhdojmë më tutje. Vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara në çështjet e korrupsionit ka mbetur e kufizuar. Gjatë vitit 2025 asetet e sekuestruara dhe të konfiskuara nga SPAK arritën në 45.4 milionë.

Asgjë, imagjinoni ju sa ka vjedhur Lubia, vetëm apartamente i ka 320.

Imagjinoni ju sa kanë vjedhur ministra të tjerë dhe këta.

Prisni se është më ndryshe kjo. Prej këtyre 45 milionë, vetëm 1.2 milionë euro lidhen me procedimet për korrupsion të nivelit të lartë dhe vlera e aseteve të konfiskuara është vetëm 100 mijë.

Sa ishte? 100 mijë. Arka që i gjetën Lubisë, më thanë që ishte nja 1 milion a sa ishte s’mbaj mend tani, duhet të shoh të dhënat.

Pra imagjinoni kanë konfiskuar gjithsej 100 mijë euro, e tmerrshme.

Nga 130 milionë euro të zhdukura për djegësin e Tiranës, nga 4 miliardë euro të portit të Durrësit, nga qindra milionë euro të rrugëve, nga 120 milionë dollarë të impiantit të ujërave të zeza në Tiranë.

Ku janë? Ka ndonjë të konfiskuar? Nuk preken.

Beqes as restorantin s’ia kanë konfiskuar. A mund ta imagjinoni ju? Restoranti ku shkoi, se ai është edhe hamës i madh, shkoi dhe u ul me paratë e Komisionit Evropian me një delegacion aty dhe e shtroi në restorantin e vet. Dhe për atë e futën në burg Beqen. Jo për sterilizimin, jo për laboratorët, jo për koncesionet, për check-up-in, jo, jo, është për këto ai.

Gjatë vitit 2025 SPAK thotë raporti, nuk mori asnjë vendim për sekuestrimin e aseteve në çështjet për vepra penale të korrupsionit të thjeshtë.

Në shëndetësi, korrupsioni është sistemik.

Sistemik do të thotë në të gjitha degët, në të gjitha nivelet. Policia e Shtetit është jo e ekspozuar, por shumë e ekspozuar ndaj korrupsionit. Pra, policia është gjer në fyt në korrupsion. Dy ndërrime radhazi të drejtuesit të agjencisë së mbikëqyrjes së policisë brenda 6 muajve, flasin vetë. Ai thotë kanë krijuar shqetësim, po në shqip duhet të përkthehet ‘flasin vetë’. Korrupsioni në fushën e pronësisë, ku prin Edi Rama, a nuk është Edi Rama që ka marrë 220 mijë metër katrorë tokë pa asnjë lidhje me familjen e tij në kanionin e Gjipesë, korrupsioni në fushën e pronësisë vazhdon të perceptohet si i përhapur dhe përbën një pjesë të madhe të ankesave dhe hetimeve.

Nuk ka raport si ky, nuk e gjeni dot. Futuni në arkiva që në vitin 1996, po gjetët një raport të tillë.

Share it :