Berisha: KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, Rama është bërë mburojë për korrupsionin

Berisha: KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, Rama është bërë mburojë për korrupsionin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Ai theksoi se, Rama është bërë mburojë për korrupsionin.

Berisha: Raporti insiston se duhet urgjentisht një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo reformë zgjedhore duhet të përfshijë të gjitha partitë, të gjitha aspektet politike. Edhe ata që janë në shesh duhet t’i përfshijë para zgjedhjeve vendore të 2027-ës. Shqipëria nuk e ka, prandaj duhet të sigurojnë përputhje me gjithë legjislacionin përkatës të Bashkimit Evropian në fushën e zgjedhjeve, përfshi rregulloren për transparencën, shënjestrimin, reklamat, gjithçka për financimin e partive politike.

Raporti ndalet tek protestat. Tek dhuna disproporcionale e narkobanditëve me uniformë, dhe qëndrimi cinik i narkodiktatorit.

Kërkon zgjidhjen e kërkesave të protestuesve. Të gjitha palët, thotë raporti, duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t’u përfshirë në një dialog konstruktiv.

Të kërkosh sinqeritet tek Edi Rama është njëlloj si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimezë.

Gjyqësori, korrupsioni dhe politika. Dëgjoni ju. Pezullimi i një zyrtareje të lartë nga gjykata dhe SPAK-u dhe kërkesa për heqjen e imunitetit të saj, pra pezullimi i Lubi Ballukut, zëvendëskryeministres, shkaktuan reagime të forta negative nga ekzekutivi. Vetë Edi Rama pra.

Tani më thoni mua ku nuk është Edi Rama në këtë raport?

Vetë Edi Rama, prandaj kisha dalë ai si menderosur aty, gati sa s’po i binte të fikët.

Reagime të forta negative nga ekzekutivi, legjislativi përfshirë sulmet drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore. E pashembullt, thotë raporti në historinë e një vendi.

Kreu i narkoshtetit, Padrinoja, bllokon rrogat e gjykatësve dhe prokurorëve. Dhe kjo s’kishte ndodhur ndonjëherë. Sikur buxheti të ishte jo i shtetit, por buxhet familjar i Surrelit. S’mund ta bllokojë kurrë qeveria buxhetin. Është i shtetit. Qeveria është menaxheri. Ato para janë të shtetit, por për Padrinon nuk ka ligj, as Kushtetutë.

Nuk ka pasur reagim, jo, jo. U vra gjyqtari i Apelit në sallën e gjyqit. Gjyqtarët dhe sistemi nuk ka masat e sigurisë për aktivitetin e tyre.

Korrupsioni. Pra në qoftë se me zgjedhjet e rrëzuara qeveria e Edi Ramës ka humbur legjitimitetin që kur u themelua, një goditje finale e legjitimitetit të kësaj qeverie ishte mbrojtja e korrupsionit të Lubi Ballukut.

Përsëri në këtë kapitull kryefjalë është Lubia. Kjo monstër që u del qytetarëve në rrugë dhe u zë rrugën drejt Bashkimit Evropian, sepse Palloshi i Gjatë është aksioner në vjedhjet e saj mbi 60 përqind.

Urdhëroni. Dhe nuk ka turp që del para shqiptarëve dhe e injoron, e fsheh.

Pretendimet për korrupsion të nivelit të lartë vazhdojnë të hetohen në tendera të shtetësisë, AKSHI-t, infrastrukturës. Shqipëria pra, është e zhytur në korrupsion të tmerrshëm.

Shqipëria duhet të rrisë ndjeshëm numrin e kallëzimeve drejt SPAK-ut nga autoritete të tjera, i cili mbetet shumë i ulët.

A e dini ju pse ndodh kjo? Do t’ju them një gjë. Ne kemi pasur një sistem tjetër, task-forcën e luftës kundër korrupsionit, i cili sipas raporteve të Departamentit të Shtetit dhe raporteve të tjera, krahasuar me SPAK-un sot, kishte dy herë, tre herë më shumë të dënuar dhe penalizuar për veprën e korrupsionit.

Kurse në atë kohë, ju them unë ju, pothuajse 98% e të gjitha dosjeve të kësaj task-force i shkonin nga departamenti antikorrupsion i Këshillit të Ministrave, i shkonin nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin Informativ, i shkonin nga agjencitë e tjera.

Kurse tani thuhet, sepse ua kanë ndaluar, nuk mund të dërgojnë agjencitë pa marrë miratimin e Edi Ramës. Kjo është e vërteta. Ata që dërgojnë dosjet e panumërta për krimet nga më të ndryshmet është Partia Demokratike, ajo që dërgon. Vetëm për zgjedhjet janë 51 dosje, për korrupsionin janë dhjetëra e dhjetëra të tjera.

Qeveria nuk dërgon dosje, nuk i lejon, ju ka dhënë urdhër të bllokoni çdo kërkesë të BKH-së pa miratimin e tij.

Ndaj dhe del këtu kjo e dhënë, mburojë për korrupsionin. Kjo tregon se ka një mburojë për korrupsionin.

Share it :