Meta replikon me Krajën: Ku ishit kur me firmën tuaj më morën peng? Ironi me Veliajn: Nuk i çojnë as bukë se shau Vuçiçin
Gjykata e Posaçme shtyu seancën gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke mos pranuar që procesi të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës. Seanca e radhës është caktuar më 5 nëntor.
Ndërkohë gjatë seancës pati debate në për çështjen e bojkotit të avokatëve.
Ndonëse avokatët ishin në sallë, nuk morën përsipër përfaqësimin, me arsyetimin se nuk janë njohur me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit që vendosi sigurim padie për bojkotin dhe rikthimin e shërbimit të avokatisë deri në shpallje të vendimit përfundimtar.
Gjykata insistoi se avokatët duhej të kryenin detyrën pasi vendimi i administratives është detyrues dhe moszbatimi i tij përbën vepër penale.
Por derisa DHKA sipas avokatëve nuk ka njoftuar zbatimin e këtij vendimi dhe pritet një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Avokatëve pasditen e sotme, nuk mund të dalin kundër Dhomës. Ilir Meta tha se sipas GJEDNJ, dhe disa praktikave të saj, mund të vijojë gjyqi pa avokat, pasi mbrojtësit janë në sallë dhe mbajnë shënime. Edhe Monika Kryemadhi ishte me të njëjtin qëndrim.
Por Arbem Kraja tha se veprat penale që akuzohen të pandehurit, janë të rënda dhe është shkelje e ligjit nëse nuk kanë avokat, dhe kërkoi shtyrje të seancës e caktim avokatësh kryesisht.
Meta reagoi ashpër ndaj Krajës: Qmdrova një orë në pritje për të dëgjuar gjyqin që po u bëhet avokatëve, ndërkohë që gjyqi bëhet për mua dhe duhej të niste me mua. Pse i vendosni në këtë pozitë avokatët? Ata udhëhiqen nga Dhoma, e ndonëse është një vendim arbitrar dhe ia kam thënë kryetarit të Dhomës atje poshtë kur jemi shkëmbyer në bodrum, ata penalizohen. Keni një avokat që i është hequr licenca se mori pjesë në një masë sigurie, imagjinoni me avokatët e mi. Ata s’mund të rrezikojnë punën e tyre për shkak të kësaj situate. Ndaj ata janë këtu mbajnë shënime, mund të vijojë gjyqi se mbrohem vetë.
GJEDNJ e parashikon, morët një vendim seancën e kaluar ta vijonit pa avokat. Së pari këtu duhej të ishte prokuror Kllapi, ai është marrë me çështjen, ndonëse edhe ai nuk ia ka idenë se ngatërroi në një seancë gjyqësore Ministrinë METE duke thënë “Meta”. Na u shqetësoka prokurori për të drejtat e mia se nuk mund të vijojë gjyqi pa avokat se mu shkelkën të drejtat. Ku ishit ju kur me firmën tuaj më morën peng?
Pse kur kërkon të mbrosh të drejtat e mia, nuk pyet prokurorinë e tiranës çfarë u bë me kallëzimin tim për rrëmbimin që mu bë me firmën tuaj? Ku ishit ju kur pushuat kallëzimin e KLSH që implikonte Edi Ramën, i dimë lidhjet? Morët parasysh kallëzimin e Romeo Karajt e nuk morët parasysh kallëzimin që bëri KLSH për shitjen e Cez nga Edi Ram
Sekretari i PL mori një nisëm që të ketë ndryshime ligjore për DHKA, pasi është kthyer si shoqatë, që ti hiqet e drejta për bojkot, por nuk u mor parasysh, u rrëzua nga mazhoranca
Gjykata u tërhoq në Dhomë Këshillimi, dhe prej rreth një ore nuk ka dalë ende për të shpallur vendim. Gjatë kësaj kohe Meta nuk kurseu ironitë mga kafazi për kryebashkiakun Erion Veliaj
“Avokat, gjeni njerëz çojini bukë, se as buk nuk i çojnë se shau Vuçiçin” .
Për shkak të mungesës së mbrojtësve, gjykata ka vendosur të caktojë avokatë kryesisht për Metën dhe Kryemadhin, me qëllim garantimin e mbrojtjes së tyre në proces.




