Imuniteti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë/ Zhupa: Precedent për paprekshmëri, alibi për narko-euron

Imuniteti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë/ Zhupa: Precedent për paprekshmëri, alibi për narko-euron

Për ligjvënësen demokrate, Ina Zhupa nuk mund të ketë normalitet në Kuvend, sa kohë që studentët dhe rinia shqiptare dhunohen nga qeveria.

Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, Zhupa teksa komentoi atë që po ndodh në vendin tonë dhe miratimin e disa ligjeve në Kuvend, qorrazi nga mazhoranca, tha se Parlamenti duhet të shqyrtonte një zgjidhje politike për kërksat e studentëve për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Teksa u ndaj te fuqizimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë përmes dhënies së imunitetit përmes miratimit me ligj në Kuvend, Zhupa u shpreh se kjo krijon një precedent të rrezikshmëm në të ardhmen

Sipas saj, dhënia e imunitetit për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, u bë me qëllim që të krijohet alibia për të justifkuar narko-euron që është futur në ekonominë shqiptare.

S’mund të sillen në situatë normale, ndërsa studentët dhunohen. Ndërsa jashtë Kuvendit dhunohen në mënyrë barbare studentët, ne do ishim në parlament që të kërkohej një zgjidhje politike për kërkesat e studentëve, nga dorëheqja e Ramës te një qeveri tranzitore. Aksioni jonë ishte me të njëjtën linjë me qytetarët shqiptarë.

Ata vijojnë e miratojnë ligje që s’i përgjigjen interesit pubik, ligje për njerëz e grupe të caktuar për t’iu shmangur ligjit e duke fituar imunitet. Ne pamë nevojën e 84 votave që njerëz nën hetim vinin për të bërë numrat për t’i dhënë mbrojtje e imunitet ekstra kushtetues, guvernatorit. Rast unik në botë, ku ligji jep imunitet kushtetues. Guvernatorit të bankës s’i jepet imunitet, mazhoranca ia dha për të mos e arrestuar kur shpërdoron detyrën.

Janë dy skenarë, e para ka të bëjë me faktin që në ekonominë shqiptare ka hyrë narko-euro që ka çuar në zhvlerësimin e euros dhe forcimin e lekut, për shkak të pastrimit të parave në ekonomi. Banka duhet të kishte një politikë, ajo po shërben për të krijuar alibinë për të justifikuar narko-euron.

E dyta, krijon një precedent që me ligj disa zyrtarë bëhen të paprekshëm, e s’mund të arrestohen. Nesër guvernatori duhet t’i përgjigjet mahorancës pasi i garantohet mbrojtja me ligj. Nesër mund të jetë kreu i AKSHI-t, atëherë nëse ndodh kështu i bie që ka marrë fund gjithçka.

Kuvendi është larguar nga rregullorja e logjika juridike. Miratohen ligje antikushtetuese. S’ka shpjegime logjike, këta i shërbejnë vetëm njëri-tjetrit e grupeve që i mbajnë në pushtet.

Rinia shqiptare që proteston merr përgjigje me dhunë barbare dhe milici serbe që i dhunon. Skanerin më të mirë të degradimit të qeverisë, u bë me mënyrën se si u trajtua rasti i Erjonit e të të tjerëve, një dhunim e sakatim i polotë dhe sot askush s’mban përgjegjësi.

Share it :