Balluku’/ ‘SPAK me dy standarde’, Gjoni: Letra e kongresmenëve: ‘Shqipëria, autokraci elektorale’

Balluku’/ ‘SPAK me dy standarde’, Gjoni: Letra e kongresmenëve: ‘Shqipëria, autokraci elektorale’

Për deputetin e PD, Gjin Gjoni, vendimi i SPAK për të mbyllur hetimet ndaj ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku pa bërë një kërkesë të dytë në Kuvend për heqjen e imunitetit, është një nga rastet e rralla të hetimeve për zytarët e lartë, pavarëesisht se veprat penale që rëndojnë parashikojnë dënime deri në 15 vite burg.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, ligjvënësi demokrat tha se për çështjen Balluku, SPAK po vepron me dy standarde, nisur edhe nga arrestimet dhe ndjekjet penale për protestuesit dhe qytetarët e thjeshtë.

Sipas Gjonit, edhe letra e dy kongresmenëve amerikanë trajon çështje thelbësore që prekin demokracinë në Shqipëri, siç është ajo e autokracisë elektorale, imuniteti ndaj zyrtarëve të përfshirë në vepra penale dhe që përgjegjësia për të gjitha këto bie mbi kryeministrin.

Është një nga rastet e rralla për zyrtarët e lartë. Duke u nisur edhe nga komunikimi i SPAK, janë 6 akuza që ia ka komunikuar dhe ka mbullur hetime, janë vepra penale me dënime të mëdha. Pastrami i parave, shkon në 7-15 vjet pa përjashtuar edhe korrupsionin pasiv në dy raste.

SPAK kishte një shans të artë për të bërë dallimin mes qytetarëve që janë arrestuar në protesta. Çështja qëndron që shteti dhe SPAK përdorin 2 raporte të ndryshme, ku sot ke një agravim të qytetarëve e protestuesve, dhe nga njëra anë për zyrtarët e lartë nuk merret masë sigurimi, ndaj shkojmë këtu që kryeministri ka kërkuar ndryshime në K.Pr.Penale duke i dhënë mbrojtje korrupsionit, në raport me shpërdorimin e taksave dhe gjithcka tjetër që ka ndodh në Shqipëri.

Letra e dy kongresmenëve trajton çështje thelbësore. Shqipëria është autokraci elektorale, e dyta s’është luftuar korrupsioni në niveli të larta dhe s’është hequr imuniteti për Ballukun, dhe e treat, që përgjegjës është vetë Rama.

Share it :