50 mln euro investim të Ron Yeffet vetëm në letra’/ Vetëdemaskimi i Ermal Nufit: AAT nuk prodhon armë

50 mln euro investim të Ron Yeffet vetëm në letra’/ Vetëdemaskimi i Ermal Nufit: AAT nuk prodhon armë

Jo vetëm Timak Defence, por Edi Rama ka firmosur edhe ngritjen, bashkëpunimin dhe financimin e një tjetër kompanie sërish në pronësi të mikut të tij izraelit, Ron Yeffet, Advances Arm Tecnology. Është piëkrisht kompania të cilës ministri Ermal Nufi i referohet në interpelancë se po dërgon armë në zonat e konfliktit. Kjo kompani është në focus të investigimit të emisionit plug, për të cilën i është kërkuar edhe informacion Ministrisë së Mbrojtjes dhe vetë kompanisë.

Pas interpelancës Partia Demokratike ju drejtua me një kërkesë për informacion Ermal Nufit, duke marrë disa përgjigje që hedhin edhe më shumë dritë për këtë aferë. Emisioni plug do të analizojë në vijim këto të dhëna, për të kuptuar që në gjenezë, se si ka nisur dhe si është favorizuar Ron Yeffet në tregëtinë e armëve, që siç do të faktohet, gjithçka ka qenë e paramenduar.

Një prej kompanive për të cilat Nufi flet se kryen funizim me armë në zonat në konflikt është Advances Arm Tecnology. Kjo kompani rezulton se është themeluar në nëntor 2025. Kayo zotëron vetëm 20% të aksioneve ndërsa UNO18, në pronësi të Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës, zotërojnë 80% të aksioneve. Sot kjo kompani, e cila sipas Nufit kryente tregëti armësh në zonat e nxehta ka vetëm dy punonjës, Arjeta Puca si administratore dhe një magazinier.

Sot do e nisim aty ku filloi gjithcka, në themelimin e kompanisë, që zanafillën e ka në vendimarjen e vetë Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 449, datë 31 Korrik 2025 i hapet rruga negociatave me UNO 18 për themelimin e shoqërisë Advanced Arms technology.

VKM

“PËR MIRATIMIN E KUSHTEVE TË NEGOCIMIT TË SHOQËRISË SHTETËRORE “KAYO” SHA ME SHOQËRI PRIVATE, PËR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E ARMËVE TË KALIBRAVE TË VEGJËL, TË MESËM DHE DRONËVE”

Vendosi:

Miratimin e kushteve të negocimit të shoqërisë “KAYO” sh.a me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët për prodhimin dhe tregtimin e armëve të kalibrave të vegjël, të mesëm dhe dronëve, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim. Shoqëria “KAYO” sh.a., negocion dhe pranon një pjesëmarrje jo më të ulët se 20% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private.

Siç në rastin e krijimit të Timak Defence, edhe për krijimin e kompanisë së dytë të Ron Yeffet nuk pati procedurë konkurruese sepse shoqëria UNO 18 ja kishte lexuar mëndjen Këshillit të Ministrave, KAYO-s dhe Pirro Vëngut, nuk po përmendim këtu Ermal Nufin pasi nga përgjimet, Yeffet e përflet si të ishte një vartës i tij.

Siç do të vendoste Edi Rama me VKM, paraprakisht Ron Yeffet kishte depozituar kërkesë pranë KAYO-s, për bashkëpunim në prodhimin e armëve dhe dronëve.

Po sipas VKM 449, në pikë 4 të saj, KAYO do duhej të sigurohej se shoqëria private siguronte minimlisht:

4. Shoqëria shtetërore “KAYO” sh.a., gjatë procesit të negocimit, në çdo rast, siguron nga subjekti më të cilin negocion, minimalisht:

a) një vlerë investimi jo më të ulët se 50 (pesëdhjetë) milionë euro;

b) ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit ose montimit të armëve të kalibrave të vegjël, të mesëm dhe dronëve, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të tjera të sigurisë;

c) sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve në rast eksporti.

Pra Ron Yeffet gjatë negociatave do të duhej të siguronte 50 milion euro investim, linja prodhimi dhe rrjetin e shpërndarjes në rast eksporti.

Ajo që bie në sy është se ndryshe nga VKM nr.322 për Themelimin e Timak Defence dhe VKM nr.291 për themelimin e Guna Tactical ku specifikohet se vlera e investimit do të duhet të kryehet brenda 3 viteve dhe përcaktohet dhe një numër minimal punonjësish, VKM për themelimin e kompanisë së prodhimit të armëve AAT të mikut të Ramës, Ron Yeffet nuk ka as afat për kryerjen e investimit dhe as numër të përcaktuar punonjësish. Pra e thënë më thjeshtë, që detyrimi për investimin 50 milionë euro ishte lënë në dëshirën e investitorit se kur do të kryhej, duke i hapur Ron Yeffet rrugën e nisjes së bashkëpunimit dhe aktivitetit vetëm me duart në xhepa.

Por ajo që e bënë dhe më të rëndë situatën është se në VKM nuk përcaktohet asnjë kriter jo vetëm për pastërtinë e figurës së aksionerit dhe as kontroll i imtësishëm i tij në vendet ku ka ushtruar aktivitet. Po flasim për industrinë e armatimit në një vend anëtar të NATOS, e përmendim këtë fakt pasi do shohim në vijim se kontrolli i figurës së Ron Yeffet nuk është shmangur edhe me një VKM tjetër që do analizohet në vijim.

Në datën 19.11.2025 regjistrohet në QKB kompania Advanced Arms Technology të cilën në vijim do ta quajm AAT, me askioner UNO18 80% dhe sigurisht KAYO 20%.

Plug analizion të gjithë dokumentacionin e depozituar në këtë institucion për regjistrimin e kompanisë AAT.

Sipas Akt Themelimit kjo shoqëri pa si objekt primar prodhimin e armëve dhe furnizimin e forcave të armatosura dhe institucioneve të sigurisë shqiptare e më pas tregëtimi dhe jashtë I këtyre armëve.

Por në QKB është depozituar dhe Vendimi nr. 15 i datës 31.10.2025 që mban firmën e Ermal Nufit në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë KAYO sh.a.

VENDIM

MIRATIMIN E RAPORTIT E GRUPIT NEGOCIATOR, NGRITUR ME URDHRIN E BRENDSHËM NR 47, DATË 07.08.2025, TË ADMINISTRATORIT TË SHOQËRISË “KAYO” SH.A. SIPAS OBJEKTIT :” PËR NGRITJEN E GRUPIT NEGOCIATOR PËR NEGOCIIMIN ME SHOQËRINË UNO18 PËR PRODHIMIN E ARMËVE TË KALIBRAVE TË VEGJËL DHE TË MESËM DHE DRONËVE, PËR FORCAT E ARMATOSURA DHE STRUKTURAT E TJERA TË SIGURISË”, NË ZBATIM TË VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 449, DATË 31.07.2025 “PËR MIRATIMIN E KUSHTEVE TË NEGOCIMIT TË SHOQËRISË SHTETËRORE “KAYO” SH.A, ME SHOQËRI PRIVATE PËR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E ARMËVE TË KALIBRAVE TË VEGJËL, TË MESËM DHE DRONËVE.”

Pas miratimit të VKM nr.449 datë 31.07.2025, administratori i KAYO-s, Ardi Veliu me Urdhrin nr.47 datë 07.08.2025 ka ngritur grupin negociator, për negociimin me shoqërinë UNO 18.

VENDOSI:

1. Miratimin e raportit të grupit negociator, ngritur me urdhrin e brendshëm nr 47, datë 07.08.2025, të Administratorit të shoqërisë “KAYO” sh.a. sipas objektit :”Për ngritjen e grupit negociator për negociimin me shoqërinë UNO18 për prodhimin e armëve të kalibrave të vegjël dhe të mesëm dhe dronëve, për Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të sigurisë”, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 449, datë 31.07.2025 “Për miratimin e kushteve të negocimit të shoqërisë shtetërore “Kayo” sh.aа, me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e armëve të kalibrave të vegjël, të mesëm dhe dronëve.”.”

Sipas dokumentit të depozituar në QKB rezulton se anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë shtetasit: Aleks Marku, Gjergji Methoxha, Ilda Malile, Grestian Poçi, Eldi Çondi dhe Ervin Feti.

Plug kërkoi të dhëna për këta shtetas nga të cilat rezultoi se: Shtetasi Aleks Marku ka mbajtur detyrën e Drejtorit Juridik në Autoritetin Portual Durrës gjatë periudhës që ky institucion drejtohej nga Piro Vengu, gjatë kësaj periudhe ka qënë antëtar i Këshillit Mbikëqyrësi i shoqërisë publike që u krijua për projektin e Alabarit në Durrës. Më pas me emërimin e Piro Vengut si Ministër i Mbrojtjes ky shtetas emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë, njëkohësisht ai emërohet anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në shoqërinë KAYO. Sipas të dhënave të fundit këtij shtetasi i është sekuestruar telefoni nga SPAK në kuadër të hetimeve të dosjes KAYO. Shtetasi Gjergji Methoxha për periudhën 2009-2014 ka mbajtur funksionin e Këshilltarit pranë Delgacionit Shqiptarë në NATO. 2018-2023 Drejtor i Politikave te NATO dhe BE pranë Ministrisë se Mbrojtjes. Tetor 2023-2026 ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Politikave të Mbrojtjes dhe nga qershori i vitit 2026 është emëruar këshilltar i Kryetarit të Kuvendit. Bashkëshortja e tij Irini Shira, në vitin 2021 ka mbajtur funksionin e Këshilltares Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes e më pas për shërbime të dalluara është përgjedhur si këshilltare ligjore pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit ku kryehej vetingu përfundimitar në sistemin e drejtesisë.

Shtetasja Ilda Malile ka mbajtur disa funksione në Ministrinsë e Ekonomisë dhe Financave, prej vitit 2018 ishte e punësuar pranë OSSHE, Ministrinë e Kulturës dhe prej dhjetorit 2025 mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Në shtator të vitit 2025 Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe e mori të pandehur këtë shtetase si kryetare e Këshillit Mbikqyrës se shoqërisë shtetërore AGROKREDIT sh.a. E pandehur dhe në krye të Shëndetësisë me firmën e Evis Salës. Shtetasi Gertian Poçi është pjesë e Forcave Ushtarake. Shtetasi Eldi Çondi e ka filluar karrierën e tij duke aplikuar në vitin 2020 në platformën e partisë Socialiste, Deputeti që duam. Më pas ka mbajtur disa funksione ku më i spikaturi ishte këshilltar i zv kryeministres Belinda Balluku. Prej vitit 2024 ai mban detyrën e Shefit të Kabinetit të Ministrit të Financave, Petrit Malaj. Shtetasi Ervin Feti është pjesë e forcave të armatosura. Sipas këtij dokumenti rezulton se raporti i grupit negociator mban firmën e 4 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës nga 7 të tillë.

Firmëtarët janë:

Ermal Nufi

Aleks Marku

Eldi Çondi

Ervin Feti

Dokumenti nuk është firmosur nga Gjergji Methoxha, Ilda Malile, Grestian Poçi, ndërkohë sekkretari që ka firomosur vendimin është shtetasi Ardit Hysa, njeri i besuar i Ermal Nufit i cili me emërimin e këtij të fundit Ministër i Mbrojtjes emërohet Sekretar i Përgjithshëm pranë kësaj ministrie.

Por i rikthehemi investigimit tonë për trafikun e armëve.

Me shkresën nr.1874 prot, datë 28.04.2026, Partia Demokratike me një kërkesë për informacion Ministrit Nufi. Ndër të tjera kërkohet jo vetëm informacion për kompanitë Timak Defence dhe AAT por dhe ti vihen në dispozicion raportet e negociatave të shoqërisë KAYO me shoqëritë private.

Shkresa:

1. A ka shtetasi Ron Yeffet eksperiencë të mëparshme në prodhimin e armatimeve?

2. A ka shtetasi Ron Yeffet, kompani të cilat kanë eksperiencë në fushën e prodhimit të armatimve? Ku ushtrojnë aktivitet këto kompani dhe sa është faturimi vjetor i tyre?

3. Ju u shprehët në interpelancë se “Advanced Arms Technology e cila prodhon armë dhe këto armë, siç e thash edhe njëherë në përdorim sot në konflikte diku, jo patenta fiktive”. Pra ju keni informuar Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se shoqëria AAT ka prodhuar armatim dhe municione dhe tashmë ka lidhur edhe kontrata me vënde të tjera dhe këto armatime janë eksportuar aty ku ka konflikte SOT? E konfirmoni atë që keni thënë në seancë?

4. Sa është sasia e armatimit të prodhuar?

5. Ku është fabrika që i ka prodhuar?

6. Sa është investimi në teknologjin e kësaj fabrike dhe sa të punësuar ka?

7. Kur është kryer eksporti i parë dhe ku?

Në shkelje flagrante ligjore edhe pse kishin kaluar 100 ditë nga 15 që përcakton ligji, në datën 18.08.2026 i ridërgohet një shkresë të dytë. Pasi kishin kaluar 130 ditë Partia Demokratike në përputhje me nenin 99/1 të Rregullores së Kuvendit I drejtohet Niko Peleshit për të ndërhyrë menjëherë dhe të detyrojë Ermal Nufin të zbatojë ligjin e ti kthejë përgjigje menjëherë kërkesës. Ermal Nufi më në fund vendos të përgjigjet në datën 21 shtator, por sigurisht duke mos thënë asgjë, duke mos dhënë asgje përgjigje për 31 pyetjet e drejtuara e duke mos vënë asnjë dokumentacion në dispozicion. Me shkresën që në kokën e saj shkruan vetëm Ministri dhe asnjë nga drejtoritë përkatëse Ermal Nufi shprehet:

“AAT është regjistruar në QKB më datë 19.11.2025. Krijimi i shoqërisë përbën një nga hapat fillestarë të realizimit të bashkëpinimit, përpara instalimit të linjave të prodhimit, në përputhje më planin e biznesit të dakortësuar ndërmjet palëve. Projekti AAT është konceptuar për zhvillimin e kapaciteteve të prodhimit të armatimit ushtarak në Shqipëri. Në kuadër të bashkëpunimit, partneri privat ka marrë përsipër investimin dhe sigurimin e teknologjisë, pronësisë intelektuale dhe knoë-hoë të nevojshme për realizimin e projektit. Procesi i përgatitjes dhe finalizimit të projektit, përfshirë zhvillimin e kapaciteteve të prodhimit vijon në përputhje me planin e dakortësuar dhe kërkesat ligjore përkatëse”

Pra Nufi e bënë të qartë edhe njëherë se AAT është themeluar për të PRODHUAR armatim në vend për Forcat e Armatosura Shqiptare dhe jo për ti blerë ato në SUDAN, për ti paketuar si Shqiptare e për ti tregtuar jashtë. Në vijim Nufi shprehet:

‘Sa i përket financimit të këtij bashkëpunimi, “KAYO” nuk ka kryer investime në këtë projekt dhe nuk ka vënë në dispozicion fonde publike për këtë qëllim. Financimi i aktivitetit nga partneri privat mund të realizohet nëpërmjet formave të lejuara nga legjislacioni në fuqi. Gjatë negociatave me shoqërinë UNO 18, vlerësimi i kapaciteteve dhe mundësive financiare të palës është mbështetur, ndër të tjera në dokumentacionin bankar dhe marrëveshjet e bashkëpunimit të paraqitura. Theksoj se, me fondet publike nuk është nuk është financuar asnjë investim. Prodhimi faktik është I varur nga palët private, të cilat kanë mbajtur barrën financiare’.

Pra Nufi deklaron se Ron Yeffet ka paraqitur dokumentacion bankar për të vërtetuar kapacitetet financiare. Por nëse shohim bilancet e të gjitha kompanive të Ron Yeffet në Shqipëri ato o nuk kanë aktivitet ose kanë fitime minimale që as nuk i afrohen vlerës së investimit 50 milion euro. Në këto kushte asnje institucion financiar shqiptar nuk do mundte pa ndëryrje të fortë politike të lëshonte garanci për investimin 50 milion euro. Por se çfarë dokumentacioni financiar ka depozituar Yeffet gjatë negociatave do jetë pjesë e hetimit të SPAK, pasi ky i fundit ose s’ka aktivetet fitimprurës si në Shqipëri ose rezulton mashtrues me miliona dollar siç në rastin e Mark Faist në Florida, ku akuzohet për 8 milion dollar zhvatje.

Në vijim Nufi shprehet:

‘Përsa i përket prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushtarake, çdo veprimtari zhvillohet brenda kushteve dhe kufijve të përcaktuar në licensat përkatëse dhe i nënshtrohet procedurave të kontrollit të parashikuara në legjislacionin shqiptar. Deri më tani, AAT nuk ka prodhuar as tregtuar produkte ushtarake’.

Me këtë paragraf, Nufi thotë se AAT nuk ka bërë kontrabandë armësh nga SUDANI por kam mashtruar unë Deputetët e Kuvendit gjatë interpelancës në prill të vitit 2026.

Mashtrimi i Ministrave të qeverisë Rama nuk përbën me lajm por ajo që po tentohet të fshihet është shumë e rëndë.

‘AAT është pajisur nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes me Licensë “Për tregtimin, magazinimin dhe transportin e armatimit ushtarak”, Licensimi është kryer në përputhje me ligjin nr.87/2024 dhe VKM nr.793, datë 19.12.2024”

Pra Nufi informon se AAT e Ron Yeffet është licensuar nga shteti shqiptar jo për prodhimin e armatimit ushtarak, por për tregtimin, magazinimin dhe transportin.

E thënë me fjalë të tjera, Ronit të Ramës i është dhenë e drejta të blejë e të shes armë ku të dojë, ti magazinojë këtu në Shqipëri dhe ti transportojë. Pra me pak fjalë këtu dyshimet për tregti armësh nga Sudani bëhen edhe më të forta pasi ky subjekt është licensuar pikërisht për blerje e shitje e jo për prodhim.

Në fillim të emisionit ju faktuam me dokumentacionin e firmosur nga Nufi dhe Veliu se aktiviteti primar i AAT është ndërtimi i fabrikës së prodhimit të armatimit ushtarak në vend e më pasi të furnizojë forcat tona të armatosura. Pasi të plotësojë kërkesat vendase, AAT dhe mund të eksportojë armatimin Made in Albania. Plug investigoi dhe më tej legjislacionin për tu pajisur me këtë licensë duke parë kriteret specifike. Siç specifikohet dhe në shkresën e Ermal Nufit subjekti AAT është pajisur me Licensë për tregtimin, magazinimin dhe transportin e armatitim ushtarak bazuar në VKM nr.792, datë 19.12.2024.

VENDIM Nr. 793, datë 19.12.2024

PËR LICENCAT DHE AUTORIZIMET E LËSHUARA NGA AGJENCIA E INDUSTRISË SË MBROJTJES

1. Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, në kuadër të veprimtarisë së tregtimit, magazinimit dhe transportimit të armatimit ushtarak, lëshon:

a) licencën për tregtimin e armatimit ushtarak, e cila i njeh subjektit të licencuar të drejtën për kryerjen e veprimtarisë ekonomike që, nëpërmjet proceseve të shitjes dhe blerjes, synon të transferojë armatimin ushtarak nga prodhuesi te përdoruesi fundor, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndërmjetësve, brenda dhe jashtë vendit;

b) licencën për magazinimin e armatimit ushtarak, e cila i njeh subjektit të licencuar të drejtën për administrimin e armatimit ushtarak gjatë prodhimit, zhvillimit dhe tregtimit;

c) licencën për transportimin e armatimit ushtarak, që i njeh subjektit të licencuar të drejtën për të kryer çdo lëvizje fizike të armatimit ushtarak brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Pra sic specifikohet në VKM licensimi për tregtimin e armatimit ushtarak nënkupton të drejtën për të blerë e shitur armatim, armatim i cili më pas do të transferohet brenda ose jashtë vendit. Në vijim kushtet bëhen dhe më specifike si në rastin e licensimit për magazinimin dhe transportimin.

VKM

“6. Për të verifikuar plotësimin e kritereve për dhënien e licencës së magazinimit të armatimit ushtarak vlerësohet dokumentacioni, si më poshtë vijon:

i. planvendosja e zonës ku do të bëhet magazinimi, planvendosjen e objektit/objekteve ku do të magazinohen produktet dhe ambientet për personelin, projekti i ndërtimit të objektit, planimetria e rrugëve të lëvizjes për produktet dhe personelin, barrierave mbrojtëse dhe sistemeve për mbrojtjen nga zjarri dhe shkarkimet atmosferike, projekti për rrethimin zonës me mure mbrojtëse, ndriçimit të jashtëm dhe monitorimit me kamera;

gj. Akti i kolaudimit të lëshuar nga një organizëm vendas apo i huaj, i cili ka kryer kolaudimin e magazinës sipas standardeve ndërkombëtare të OKB-së, NATO-s, BE-së për magazinimin e armatimit ushtarak ose standardeve shqiptare, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi dhe në përputhje me projektin e magazinës;”

Pra AAT jo vetëm do të duhet të ketë magazinë por ka kritere shumë specifike që duhet të plotësohen deri te Akti i Kolaudimit sipas standarteve ndërkombëtare të OKB dhe NATOS. Në QKB nuk ka asnjë adresë dytësore apo e thënë thjeshtë magazinë të deklaruar nga subjekti AAT, sepse në adresën kryesore ku ushtron aktivitetin në Tirana Industrial Park nuk do mundej të depozitonte armatim për shkak të distancave të sigurisë. Të njëjtat kritere janë dhe për mjetet e transportit që nevojiten për tu pajisur me licensen e transportit.

VKM

“7. Për të verifikuar plotësimin e kritereve për dhënien e licencës së transportit të armatimit ushtarak vlerësohet dokumentacioni, si më poshtë vijon:

g) Certifikata e miratimit të mjetit, sipas ADR-së, e lëshuar nga institucionet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për transportin e lëndëve të rrezikshme, që vërteton se një mjet i vetëm i destinuar për transportin e disa mallrave të rrezikshme plotëson kërkesat teknike përkatëse, për rastet e transportit të lëndëve plasëse dhe të municioneve;

gj) Certifikata e vlefshme e trajnimit të drejtuesit të mjetit ADR për rastet e transportit të lëndëve plasëse dhe municioneve;”

Do të duhet që SPAK të zgjerojë hetimet jo vetëm për procedurat e themelimit të AAT apo tenderave por dhe për licensimin për tregtinë e armëve nga AIM.

Në kuadër të transparencës dhe saktësisë së informacionit, Emisioni Plug i dërgoi disa pyetje kompanisë AAT, përgjegjet e të cilave nuk kanë mbërritur deri në transmetimin e këtij emision.

A keni ju një magazinë për depozitimin e armatimit ushtarak?

A keni mjete transporti të pajisura me certigikata ADR?

A keni staf transporti të certifikuar për transportimin e armatimit ushtarak?

Sa herë ka udhëtuar Arjeta Puca në SUDAN?

A keni blerë armë në SUDAN?

A keni lidhur kontrata për blerjen dhe prodhimin e armëve në SUDAN apo NIGERI?

AIM nuk ju përgjigj kërkesës tonë për informacion por ju përgjigj kërkesës së Partise Demokratike. AIM e informon se shoqëria AAT është e pajisur me licensë vetëm për tregimin e armëve dhe jo për magazinim dhe transportin e tyre.

Nga sqarimet e AIM kuptohet se Ermal Nufi ka mashtruar sërisht me informacionet që i jep Deputetëve të Kuvendit Shqiptar.

Por të analizojmë pak informacionet e përcjella në shkresë.

AAT është regjistruar në QKB në datën 11.11.2025 dhe mënjëherë pa asnjë investim, pa asnjë punonjës ka aplikuar për tu pajisur me licensë për tregtimin e armëve në datën 19.12.2025. AIM e licenson në datën 30.01.2026.

Për çfarë i duhet kjo licensë shoqërisë AAT kur nuk ka fabrikë, nuk ka armë të prodhuara. Çfarë armësh do të tregtoj Ron Yeffet? Mesa duket përgjigjet janë te përgjimet e Arben Ahmeta e SPAK do duhet vetëm ti vë vulën këtij trafiku ndërkombëtar.

E sigurt është se AAT nuk prodhon armë, se ska sit ë prodhojë kur ende ka vetëm 2 punonjës. Të qarta janë shkeljet ligjore në kontratën me këtë kompani, apo favorizimet me VKM të posaçme. Por ajo që është më e rëndë në këtë histori, e që duhet të na e thotë SPAK, është pikpyetja nëse kemi të bëjmë me trafik armësh apo jo. E gjuthashtu përgjigje kërkojnë edhe shkeljet ligjore, për kontratën me Ron Yeffet për prodhim armësh, ndërkohë që licencën e ka vetëm për tregëtim, transportim dhe magazinim të armës, e jo për prodhim siç deklaron kryeministri Edi Rama. Por më e rëndësishmja është se milionat nga xhepat e shqiptarëve vijojnë të paguhen.

Shihemi në emisionin e radhës! Ku do të kuptoni, se po vidhemi në bazë të një skeme të mirmenduar, që Ron Yeffet nuk arriti dot ta vinte në jetë as në vendet më të korruptuara Afrikane, por në Shqipëri, fal Edi Ramës gjithçka është e mundur!

Natën e Mirë!
Plug

Share it :