Armët i shesim në vende në konflikt’/ Si Ermal Nufi justifikoi 32 mln euro-t për Ron Yeffet
Javën e kaluar ju risollëm Ron Yeffet para dhe pas audiopërgjimeve të publikuara nga Arben Ahmetaj. Miliona euro të dala nga xhepat e shqiptarëve, kanë shkuar pa tendera dhe pa garë në xhepat e Ron Yeffet, mikut të Edi Ramës. Sonte, do të flasim për një nga rreziqet më të mëdha të kësaj afere, të trafikut të armëve në emër të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s. Do ju tregojmë se gjithçka ka qenë e para menduar nga Ron Yeffet, dhe se qeveria shqiptare është shndërruar në notere të projekteve të izraelitit. Duke krijuar KAYO-n, një Shoqëri shtetërore dedikuar planeve të Yeffet e më pas me VKM zinxhir për ti hapur rrugë biznesit të armëve. SPAK ka nisur tashmë një hetim, për të cilin në fund duhet të nxjerrë edhe përgjegjësit, të cilët janë me emër dhe mbiemër në këtë aferë, por edhe me prova evidente.
Me këtë deklaratë ministri Ermal Nufi justifikoi 32 milionë eurot, deri në momentin e daljes në dritë të përgjimit. Pas publikimit të audiopërgjimit, ku Ron Yeffet flet për armë të trafikuara nga sudani, ripaketimit në Shqipëri dhe rieksportimi, siç ministry Nufi edhe vartësit e tij, nxituan që të mohojnë veten. Sot emisioni PLUG do të investigojë dhe më tej pikërisht biznesin e armëve. Sipas përgjimeve të bëra publike nga Arben Ahmetaj për emisionin Çim Peka Live, armët nuk prodhohen aspak në Shqipëri por merren në Sudan, paketohen si shqiptare dhe në bashkëpunim me shtetasit Ukrainas në përgjim po tentoheshin të shiteshin në Ukrainë
Kujtojmë këtu që përgjimi është i janarit 2026, kurse deklarimet e Ermal Nufit në interpelancë janë bërë në muajin prill.
Ermal Nufi deklaron se po funizon me armë zonat në konflikt, Yeffet flet për trafik, ndërsa kompania Kayo me Timak Defence apo edhe kompanitë e tjera, deri më sot kanë kapacitetete vetëm për lyerje me bojaxhinj emigrantë nga Turiqia, e kurrsesi skanë kapacitete për prodhim armësh e mjetesh siç thotë ministri Nufi. Përballë dyshimeve për trafik, në mungesë të kapaciteteve prodhuese, fill pas publikimit të audiopërgjimit, vetë ministri Nufi, Ardi Veliu e Arjeta Puca nxituan të justifikojnë interpelancën e Nufit në parlament.
Kur ministri i Mbrojtjes u përball me deklarimet e biznesmenit izraelit të audiopërgjim Ron Yeffet, Nufi zgjoghi të largohet me nxitim, dhe pa dhënë një përgjigje për mediat dhe opinionin publik.
Emisioni Plug siç mediat, në çdo rast publikojnë fakte, dokumente, prova, por kurrësesi nuk marrin përsipër të japin verdiktin e të vërtetës, drejtësisë, apo gjetjen e fajtorit, pasi u takon institucioneve të drejtësisë, për të vërtetuar denoncimet.
Siç në rastin konkret, edhe Prokuroria e Posaçame kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, tashmë ka regjistruar procedimin penale pas denoncimit të audiopërgjimit të ish. Zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj në Emisionin Çim Peka Live. Në kuadër të këtij hetimi, veç administrit të audiopërgjimit, janë kryer edhe kontrolle dhe sekuestruar dokumente në banesën e Ron Yeffet, Ministrinë e mbrojtjes, biznese dhe tek personat e lidhur me këtë aferë.




