Faleminderit, Balluku!’/ Balliu: SPAK-u vegël e Ramës, godet studentët, ndërsa të akuzuarit e qeverisë janë të lirë

Faleminderit, Balluku!’/ Balliu: SPAK-u vegël e Ramës, godet studentët, ndërsa të akuzuarit e qeverisë janë të lirë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në rrjetet sociale për çështjen e Belinda Ballukut, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kapur SPAK-un.

“Faleminderit, Belinda Balluku!”, shkruan Balliu me ironi, duke u shprehur se fakti që ndaj ish-zëvendëskryeministres janë shtuar pesë akuza, ndërsa ajo vijon të jetë e lirë, dëshmon kapjen politike të drejtësisë.

Deputeti demokrat akuzon gjithashtu qeverinë për standarde të dyfishta, duke vënë përballë trajtimin e zyrtarëve të akuzuar me atë të studentëve që përballen me arrestime.

SPAK-u sot është armiku numër një i pluralizmit në Shqipëri, pas Edi Ramës”, përfundon Balliu, duke përsëritur akuzat e opozitës për ndikimin e kryeministrit mbi drejtësinë.

Postimi i plotë:

Faleminderit, Belinda Balluku!

Sot dua të falënderoj Belinda Ballukun, e cila, me pushtetin dhe fuqinë e saj, na faktoi një nga akuzat tona më të sulmuara nga pseudo-opinionistët dhe lëpirësit e pushtetit.

SPAK-u është një vegël e Edi Ramës! Kjo ishte akuza jonë dhe të gjithë na u hodhën në fyt: “Jeni të kapur, jeni antiamerikanë, jeni hajdutë”, e kështu me radhë. Ndërkohë, sot ku jemi?

Edhe pse ndaj Belinda Ballukut janë shtuar pesë akuza, ajo vazhdon të jetë e lirë. Edhe Edi Rama është i lirë, ndërkohë që studentëve po u nxjerrin sytë dhe po i arrestojnë.

Belinda Balluku faktoi që ka kapur Ramën dhe njëkohësisht që Rama ka kapur SPAK-un.

SPAK-u sot është armiku numër një i pluralizmit në Shqipëri, pas Edi Ramës.

Share it :