Berisha: ‘Shqiponjat’ dhe RENEA do shkrihen dhe do shkojnë aty ku e meritojnë për krimet që kanë kryer
Duke folur për dhunën ndaj protestuesve kreu demokrat Berisha tha se, ‘‘Shqiponjat’ dhe RENEA do shkrihen dhe do shkojnë aty ku e meritojnë për krimet që kanë kryer’.
Gëzim Zeqo: Doktor, bëj publik emrat e policëve që kanë kryer krime. Publikoji që ta marrin vesh të gjithë familjarët e tyre se kë kanë veshur policë.
Sali Berisha: Shumë faleminderit për sqarimin.
I kemi paditur me emra, do i bëjmë publik me emra, por Gëzim, edhe mbrëmë kam deklaruar dhe deklaroj se famëzezat, Shqiponja dhe RENEA, një për një sipas veprave penale, jo që do shkrihen, po do shkojnë atje ku e meritojnë për krimet që kanë kryer.
I garantoj.
Do shkojnë atje ku e meritojnë për krimet që kanë kryer!




