Berisha publikon emrat e të plagosurve nga dhuna brutale policore: Rama zbatoi porosinë e Vuçiçit

Berisha publikon emrat e të plagosurve nga dhuna brutale policore: Rama zbatoi porosinë e Vuçiçit

Kreu i PD Sali Berisha publikoi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët emrat e të plagosurve nga dhuna brutale. ‘Rama zbatoi porosinë e Vuçiçit, por studentët do e fitojnë betejën’, tha kreu i PD

Berisha: Dje dhuna dhe terrori njohën përshkallëzime të papara

Një i ri, yll i tifozëve kuqezi, të cilët i urren Edi Rama, sic urren çdo gjë shqiptare, Erion Vishkulli, 28 vjec, i diplomuar në gazetari, nga Elbasani por që punonte në një biznes privat, u godit në shënjestër sy në sy, pa kryer asnjë veprim, në një kohë që nuk po kryente asnjë veprim, përveçse po rrinte me qytetarët e tjerë në protestë.

Dëshmitarë, që ishin së bashku me të, edhe ai kishte marrë saçme.

Kriminelë me uniformë të paguar, vrasës të paguar, shkrehin plumba mbi qytetarët në protestë.

Antuen Milaj, 31 vjeç, qytetar paqësor, mori plumbin në bark, i shpoi barkun. U ndërhy me kirurgji dhe u nxor plumbi i gomës.

Përdorimi i armëve me plumba gome lejohet vetëm në gjymtyrët e poshtme, kurse pas bekimit të Padronit, i cili i thotë se je treguar i butë me kundërshtarët, jep urdhër, e dëgjuan të gjithë, mos i kurseni.

Si mund të japësh ti një urdhër të tillë? Ti je xhelat.

Absolutisht poër atë urdhër do marrësh dënimet më të rënda, ti dhe ata vrasës të paguar që qëllojnë jashtë të gjitha kondicioneve ligjore.

Lorenc Bezani, qytetar që po bënte pazarin për të blerë zarzavate dhe ushqime për familjen e tij, e marrin, e godasin si kafshë me këpucë në kokë në të gjitha anët, e shakullosin pa ndjenja në dhe. 40 vjeç, pa asnjë lidhje.

Ish-oficeri i shquar i policisë, Hivzi Bushati, goditet me plumb gome në hundë, po mjekohet. A mund të imagjinojë kush Hivzi Bushatin se ishte në protestë për dhunë? Kurrë.

Gjin Gjoni, para kamerave, pa kryer asnjë veprim dhune, rrugaçi me maskë, gangsteri i fut sprajin me spec në sy se e urdhëron Edi Rama, Tagani dhe Hitaj i tij.

Janë shumë të tjerë të plagosur që nuk pranojnë të shkojnë në spitale nga frika e persekutimit.

Ka qenë ditë shumë e vështirë për gazetarët.

Janë lënduar gazetarët. Jolanda Peka e Citizens, e përzgjedhur sepse e vërteta është, ka pasqyruar me objektivitet protestat studentore.

Fatime Almusa e Faksit është goditur gjatë kohës që raportonte.

Klevin Muka, një gazetar guximtar, i kanë hedhur lëndë kimike, ka djegie kimike të përhapur. Është krim lufte. Ku i gjen këto armë?

Ardit Hoxha dyshohet se është goditur me plumb gome nga policia e shtetit gjatë detyrës. Është një gazetar që po raportonte direkt.

Freard Rista i Piranjave është lënduar gjatë ndjekjes së protestave.

Pra, Edi Rama zbatoi porosinë e Vuçiçit. Mos i kurse! Mos i kurseni!

Por çfarë tregoi protesta e djeshme? Tregoi se studentët betejën do ta fitojnë, sepse populli është i vendosur të mbrojë vajzat dhe djemtë e tij me çdo çmim, sepse qytetarët janë të vendosur t’u tregojnë vendin këtyre banditëve që mbrojnë kreun e organizatës më të rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe në Evropë, Edi Ramën.

Solidariteti ishte i jashtëzakonshëm dhe do vazhdojë të jetë çdo ditë.

Nuk do mund t’i japin studentët, qytetarët shqiptarë, jo, do t’i mbrojnë!

Ndaj dhe një herë ftoj çdo demokrat e demokrate në krah të studentëve, me studentët, në mbështetje të studentëve.

Share it :