A
Kreu i opozitës tha gjatë bshkëbisedimit me qytetarët se, ‘studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata’.
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, dita e djeshme ishte një ditë kulmore e revoltës 12-ditore të studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës, por e vërteta është se në grevën e tyre janë përfshirë edhe universitetet dhe gjimnazet në disa rrethe të vendit.
Thashë dita e djeshme ishte një ditë në të cilën qytetarët triumfuan, studentët triumfuan.
Studentët triumfuan sepse ata u faktuan shqiptarëve, por edhe mbarë komunitetit ndërkombëtar se nuk ka dhunë, nuk ka terror, nuk ka kërcënim që mund t’i mposhtë ata.
Se ata janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim kauzën e tyre kundër një narkodiktatori dhe institucioneve të narkoshtetit që i detyron me vjedhjet, krimin, të largohen nga Shqipëri.
Ka pasur shumë protesta nga viti 1990 gjer sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës, por mund t’u them se kjo është protesta më atdhetare.
Kjo është thirrja që buron nga identiteti kombëtar, që buron nga shpirti, zemra e atyre mijëra e mijëra djemve dhe vajzave që na thonë se ne duhet të bëjmë Shqipërinë.
Që me protestën e tyre na thonë se nuk duam që të boshatiset ky vend.
Që na thonë se ne duam të ndërtojmë ëndrrat tona të bukura në dheun tonë.
Pra, kjo thirrje në momentet më kritike të kombit, kurrë kombi ynë nuk ka qenë në një moment më kritik të zbrazjes së plotë të vendit tonë.
Kurrë kombi ynë në 10 vite nuk është rritur në moshë mesatare 10 vjet si këto 10 vite.
Kurrë kombi ynë nuk ka pasur një rënie kaq dramatike të lindshmërisë, ka rënë në lindshmërinë e 100 viteve më parë në atë kohë kur Shqipëria ishte më pak se 1 milion.
Kurrë kombi ynë në 10 vite nuk ka humbur 47 përqind, ndoshta edhe më shumë, të banorëve të tij në Shqipëri.
Pra, në rast se rrimë dhe analizojmë këtë përballje burrërore të guximit të jashtëzakonshëm epik që frymëzojnë çdo njeri, këta vajza dhe djem të gatshëm për çdo sakrificë, këta meritojnë mbështetjen më totale, më absolute.
Këta po protestojnë për secilin prej nesh.
Po protestojnë për fëmijët, për fëmijët e fëmijëve tanë.
Ndaj dhe dje, së bashku me ta, protestuan mijëra e mijëra qytetarë të thirrur nga PD, sindikatat e arsimit, sindikatat e minatorëve, urdhrat e arkitektëve, inxhinierëve, etj.
Ishte madhështore!
Me praninë e tyre qytetarët i thanë kriminelëve me uniformë dhe kreut të organizatës kriminale se ne bëhemi parzmore e këtyre djemve dhe vajzave dhe ti e ke betejën e humbur.
Ti jep dorëheqjen sepse je një ndër të këqijat më të mëdha të këtij kombi në histori dhe je Pashiqi shqipfolës i shqiptarëve siç të ka quajtur gazetari i madh gjerman.




