Kellici;: Rama ëndërron të bëhet Lukashenko! Shton dhunën, kontrollin dhe censurën ndaj qytetarëve

Kellici;: Rama ëndërron të bëhet Lukashenko! Shton dhunën, kontrollin dhe censurën ndaj qytetarëve.

Nga Belind Kellici

Rama ëndërron të bëhet Lukashenko! Shton dhunën, kontrollin dhe censurën ndaj qytetarëve.

Pasi ka shtuar dhunën ndaj qytetarëve, duke shkaktuar dëme e pasoja shëndetësore të rënda te shumë të rinj, studentë e protestues, Edi Rama tani ka një plan edhe më të errët. Ai kërkon të rrisë ndëshkimet me gjoba disamilionëshe për ata që ngrihen kundër tij dhe censurën për ata që shkruajnë apo bëjnë thirrje kundër tij.

Paketa me ndryshime në Kodin Penal që paraqiti sot synon mbylljen e protestave dhe kontrollin e rrjeteve sociale, ku të jetë ai që vendos çfarë lejohet të publikohet e çfarë jo.

Kjo skemë shuan edhe liritë e fundit që kanë mbetur në këtë vend dhe instalon zyrtarisht diktaturën.

Ndërhyrjet që kërkon të bëjë në lirinë e shprehjes dhe lirinë e organizimit cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe bien ndesh me normat, parimet dhe vlerat e Europës ku synojmë të shkojmë.

Nëse mendon se do të mbajë karrigen duke shtuar dhunën dhe kontrollin, censurën dhe ndëshkimin, ai e ka gabim.

Kryeministri më i korruptuar në Europë i ka ditët e numëruara sepse është gjithë populli kundër tij. Edhe nëse shndërrohet në Lukashenko, nuk do ta mbajë dot pushtetin dhe nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë që e pret.”

Share it :