As ne lufte nuk ndodh kjo/ Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

As ne lufte nuk ndodh kjo/ Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Një vajzë e re, vullnetare që gjatë ditës ka ndihmuar të lënduarit e protestës në Tiranë, është rrëzuar në tokë pasi dyshohet se është asfiksuar nga gazi lotsjellës i hedhur në masë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë të renë të shtrirë në tokë, ndërsa disa studentë të Mjekësisë i kanë ardhur në ndihmë, duke i ofruar ndihmën e parë.

Studentët e Mjekësisë kanë ngritur vullnetarisht një stacion të ndihmës së parë në zonën e Parkut Rinia, ku po u vijnë në ndihmë personave që pësojnë lëndime apo probleme shëndetësore gjatë protestës.

Për rastin ka reaguar edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila shkruan: “Dhuna disproporcionale e policisë dhe gazi që ka mbytur protestuesen!”

Share it :