Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve

Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve

Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga protestat në Tiranë dhe dhunën ndaj protestuesve nga forcat e rendit. Përmes një reagimi, ajo ka bërë thirrje për ndalimin e represionit të dhunshëm ndaj qytetarëve dhe respektimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Reagimi vjen, shton ajo, pas shqetësimeve të ngritura nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët, kanë kontaktuar gjatë javës së fundit për të shprehur frikën për sigurinë e familjarëve të tyre.

“ I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë tensionet dhe të ndalë represionin e dhunshëm ndaj protestuesve, si dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve”, thuhet në deklaratë.

Ky reagim sjell në vëmendje shqetësimet për trajtimin e protestuesve dhe të drejtën e qytetarëve për të shprehur lirshëm qëndrimet e tyre.

Reagimi i plotë:
Gjatë javës së fundit, kam marrë mesazhe nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e familjarëve të tyre.

bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë tensionet dhe të ndalë represionin e dhunshëm ndaj protestuesve, si dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve

Share it :